Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 5

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti Kombëtar i Trashëgimisië Kulturore, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, Durrës,  Gjirokastër, Korçë e Vlorë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Berat, Durrës,  Gjirokastër, Korçë e Vlorë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim për modulin e pestë të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

 

Kursi do të zhvillohet përgjatë 5 muajve trajnimi intensiv në periudhën qershor-nëntor 2020, me ndryshimet e nevojshme që mund të nevojiten nga situata e Covid-19 në Shqipëri. Trajnimi është i ndarë si më poshtë:

  • 4 javë orë teorike online që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë pune praktike në ndërtesa historike.

Varësisht nga situata e Covid-19 trajnimi mund të zhvillohet paralelisht në një ose disa qytete çka kërkon angazhimin e aplikantit/es për pjesëmarrje të plotë në çdo aktivitet të planifikuar në kuadër të trajnimit.

Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Kualifikimet e nevojshme për aplikantët:

Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit. Aplikantët duhet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme ose arsimimin profesional

(Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimise kulturore janë një vlerë e shtuar)

 

Aplikimi dhe afatet: Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 20 maj 2020, ora 23:59.

 

Formulari i aplikimit mund të plotësohet dhe dërgohet në linkun në vijim: https://form.jotform.com/201172374842351

 

 

Vini re!

Përpara se të filloni plotësimin e kësaj forme të aplikimit, siguroni një kopje (foto) të dokumentave të mëposhtëm, të cilat duhet të dërgohen së bashku me këtë formë, në mënyrë që aplikimi të konsiderohet i plotë. Në mungesë të këtyre dokumentave, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim.

Dokumentet e kërkuara janë:

  • Karta e identitetit ose pasaportës.
  • Diploma e Shkollës së Mesme

 

Në veçanti atyre aplikantëve që janë të punësuar akualisht pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, mund tu kërkohet nga organizatorët të paraqesin dhe kontratën e punës ap0 një vërtetim nga punëdhënësi gjatë fazës së shqyrtimit të aplikimeve.

 

 

Për çdo informacion apo paqartësi na shkruani në gro.b1591174400whc@a1591174400inabl1591174400a1591174400 ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm:

CHwB Albania – 0676881671

 

Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?

Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti  (në një vlerë të përshtatshme për vendet ku do të organizohen trajnimet).

Lajmet e fundit