Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 2

01-module-2
Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Berat dhe Korçë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Gjirokastër dhe Korçë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim në kursin profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

Kursi do të zhvillohet përgjatë 6 muajve trajnimi intensiv. Trajnimi është i ndarë sipas moduleve të mëposhtme: 

  • 8 javë orë teorike duke mbuluar tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale , vlerësimi dhe dokumentimi
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës së punës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë punë praktikë në ndërtesa historike.

Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë të lëshuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Kualifikimet e nevojshme për aplikantët:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme

(Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimise kulturore janë një vlerë e shtuar)

Aplikimi dhe afatet:
Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 12 Prill 2017, ora 12:00. Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar formularin e aplikimit të plotësuar së bashku me dokumentat mbështetëse (të sqaruar në dokumentin e aplikimit) pranë adresave të mëposhtme në qytetet përkatëse.

GJIROKASTËR

Formularin e Aplikimit mund ta shkarkoni këtu:

VET_Formular_aplikimi_prill2017_Gjirokaster , ose mund ta gjeni në adresat e mëposhtme.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa: Lagjia “11 Janari”, Pazar
Nr. i telefonit: +355 84262441
E-mail: moc.l1594695141iamto1594695141h@jgk1594695141mrd1594695141

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik
Adresa: Lagjia “Kodra e Shtufit”
Nr. i telefonit: +355 84 26 7590
E-mail: moc.o1594695141ohay@1594695141timim1594695141rof.d1594695141

BERAT

Formularin e Aplikimit mund ta shkarkoni këtu:

VET_Formular_aplikimi_prill2017_Berat, ose mund ta gjeni në adresat e mëposhtme.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa: Mangalem, Rr.“Petrit Lulo”
Nr. i telefonit: 03 232393
Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli” 
Adresa: Rr. “Tafil Skëndo“
Zyra Rajonale e Punësimit
Nr. i telefonit: 032 – 320 01

KORÇË

Formularin e Aplikimit mund ta shkarkoni këtu:

VET_Formular_aplikimi_prill2017_Korce, ose mund ta gjeni në adresat e mëposhtme.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa : Lagjja 11, Rr. “Lefter Serafini”
Nr. i telefonit: 08 2243122
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
Adresa: Lagjia 9,  Rr “1 Maji”
Nr. i telefonit: 082 – 430 63
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik
Adresa : Rruga: “1 Maji”
Nr. i telefonit/ Fax: 082 24 27 29

Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?

Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti 5 Euro/dita (kjo vlerë është e përshtatshme për një vakt dreke në të tre vendet ku do të organizohen trajnimet).

Ky projekt është i financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Qeveria Suedeze.

 

Screen Shot 2017-03-27 at 10.54.34

Lajmet e fundit