Trashëgimia Kulturore pa Kufij ju fton të merrni pjesë në seminarin rajonal “Historitë e së Shkuarës, Kujtimet e së Ardhmes” që do të mbahet në datat 28 – 30 Tetor, 2013 në Prizren, Kosovë.
Historitë u japin jetë vendeve dhe i bëjnë të rëndësishme për njerëzit në premisat bashkëkohore, por shumë histori groposen ose humbasin. Pjesëmarrësit do të fokusohen rreth zbulimit dhe ripërdorimit të historive që lidhen me zonat e trashëgimisë – përdorimin e këtyre zonave në të shkuarën dhe potencialin e tyre për të ardhmen – përmes ligjeratave, prezantimeve dhe diskutimeve të përbashkëta.
Seminari do të jetë me interes për praktikantë & akademike të angazhuar me trashëgiminë, “Audience Development” dhe programim aktivitetesh. Seminari do të ketë për tematikë kryesore afrimin e trashëgimisë me njerëzit dhe përqasjet strategjike dhe praktike që kanë si synim këtë afrim. Një rëndësi e veçantë do ti kushtohet:
- Përqasjes së historive dhe rrëfimeve përmes interpretimit
- Rolit të muzeve dhe të trashëgimisë në lidhje me të drejtat e njeriut
- Trashëgimisë së groposur dhe të fshehur
Gjithashtu gjatë seminarit do të shqyrtohen dhe diskutohen raste të ndryshme studimi nga rajoni dhe më gjërë.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor – Nga Integrimi Historik te Pjesëmarrja Aktive Bashkëkohore”. Objektivi kryesor është përdorimi i trashëgimisë kulturore si një platformë ku profesionistët, meshkuj dhe femra, takohen dhe krijojnë premisat për pajtim si parakusht për paqe dhe demokraci dhe në respekt të plotë të së drejtave të njeriut, dhe nxitja e rritjes ekonomike lokale përmes trashëgimisë kulturore si burim aktivitetesh që gjenerojnë të ardhura. Zbatimi i projektit mundësohet nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij në partneritet me Co-Plan (nga Shqipëria) dhe Fondacioni Mozaik (nga Bosnja Hercegovina). Projekti financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet kontratës me numër 2011/277-768.
Përpara se të aplikoni, ju lutemi të kini parasysh që gjuha e seminarit do të jetë Anglishtja dhe që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20. Ndaj ju rekomandojmë që të regjistroheni përpara datës 14 Tetor.
Ju lutemi të dërgoni aplikimet dhe/ose pyetjet tuaja në adresat e mëposhtme:
gro.b1686247488whc@c1686247488izdah1686247488.alje1686247488l1686247488 ose gro.b1686247488whc@i1686247488callb1686247488.nair1686247488im1686247488
Ju mirëpresim në Prizren.