Në Gjirokastër, 23 fëmijë nga shkolla fillore Koto Hoxhi vizituan hamamin e qytetit, ku përfaqësues të CHwB bën një prezantim të shkurtër të historisë dhe qëllimit të hamamit. Elena Mamani, koordinatore projekti për CHwB, i shoqëroi vizitorët e rinj, duke i ndihmuar ata të zbulonin vlerat historike të këtij momumenti si edhe duke ju përgjigjur pyetjeve nga kuriozët e shumtë. Pas vizitës te monumenti historik, aktiviteti u zhvendos në ambientet e klasës, ku nxënësit vizatuan dhe ngjyrosën në libërtha elementë nga hamami, si kroi dhe të tjera pjesë strukturore. Entuziasmi ishte i lartë, teksa të vegjëlit risillnin ndërmend vizitën e tyre dhe mundoheshin të ishin sa më të saktë me vizatimet e tyre. Për nxënësit, vizita te hamami ishte shumë ngacmuese, si një mënyrë e re, dhe argëtuese, për të mësuar diçka më shumë mbi qytetin e tyre dhe monumentet e tij historike. Aktiviteti ishte gjithashtu me shumë interes edhe për mësuesit, të cilët vlerësuar metodologjinë e përdorur për t’i përfshirë më shumë studentët në këto aktivitete edukative.
Ndërsa për aktivitetin e zhvilluar në Elbasan, CHwB bashkëpunoi me fondacionin “3 Mariat” dhe shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqiptare”. Fokusi i këtij aktiviteti ishte xhubleta, një veshja tradicionale shqiptare e përdorur nga vajzat dhe gratë e malësive të veriut, dhe nxënësit e Qendrës së Integrimit Social and Profesional “Një Ëndërr më Shumë.” Luljeta Dano, nga qendra antropologjike “Xhubleta”, solli një historik të shkurtër të xhubletës, të ilustruar me një model të vërtetë nga koleksioni i saj. Pjesë e mësimit të Danos ishin edhe libërthat mbi këtë veshje karakteristike, të cilët i ndihmuan fëmijët të nxirrnin në pah kreativitetin e tyre, duke kombinuar pjesë të ndryshme të veshjes tradicionale të malësoreve. Përfshirja e drejtpërdrejtë, përveçse argëtuese, gjithashtu ju jep fëmijve edhe një mundësi shumë të mirë për të zhvilluar imagjinatën e tyre dhe për t’u ndjerë më të përfshirë.
Aktivitetet e organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë janë pjesë e Atelisë së Trashëgimisë, që kanë për kryefjalë fëmijët dhe kombinojnë vizita në vendet e trashëgimisë dhe sesione praktike pune në klasë. Vetëm për 2014, CHwB organizoi 6 Atelie në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku morën pjesë mbi 170 fëmijë dhe 30 mësues apo prindër. Libërthat e përdorur në Gjirokastër dhe Elbasan janë pjesë e koleksionit “E Ka Kush e Ka”, që synon të përfshijë fëmijët dhe të rriturit në një seri libërthash e lojërash nëpërmjet së cilave zbulohet e rizbulohet trashëgimia kulturore si një urë lidhëse me kompleksitetin e botës që na rrethon.