STATUSI DHE MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË SHQIPËRI

Proçes Konsultimi “Ligji për trashëgiminë kulturore në Shqipëri”

Ministria e Kulturës tregoi vullnetin për të bashkëpunuar me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat për përmirësimin e ligjit mbi Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri.Proçesi i konsultimit kaloi nëpër disa faza duke përfshirë sigurimin e informacionit për palët e interesuara dhe organizimin e disa takimeve nga Ministria e Kultures.

Një dialog i hapur

Proçesi i konsultimit u zhvillua përgjatë muajit prill 2014, dhe u mundësoi palëve të interesuara me ekspertizë në fushën e trashëgimisë kulturore të debatojnë dhe japin rekomandimet e tyre mbi draftin Ligjor.Nga ana tjetër përfaqësuesit e qeverisë u njohën me reagimet dhe konceptet e shoqërisë civile për zhvillimin dhe përmirësimin e ligjit për trashëgiminë kulturore.

Tematikat e diskutuara gjatë procesit të konsultimit

• Metodat / Rregullat për mbrojtjen dhe restaurimin në fushën e trashëgimisë kulturore

• Marrëdhëniet midis individëve në administrimin të monumenteve të kulturës (pronarëve privatë) dhe institucioneve shtetërore

• Masat për të mbrojtur trashëgiminë kulturore nga veprimet e paligjshme (tregtisë , ndërtimit & shkatërrimit të objekteve kulturore )

• Roli i institucioneve kombëtare për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore

• Roli i autoriteteve lokale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

• Trashëgimia materiale kulturore , pasuritë e trashëgimisë të paluajtshme dhe elemente të trashëgimisë të luajtshme

Trashëgimia Kulturore Pa Kufij si një nga aktorët kryesorë në fushën e trashëgimisë kulturore, e shfrytëzoi këtë rast për të marr pjesë në mënyrë aktive në diskutimet e zhvilluara, duke dhënë rekomandime dhe theksuar aspektet pozitive dhe dizavantazhet e draftit ligjor.

 

Tirane, Prill 2014

 

Lajmet e fundit