Në edicionin e 17-ë të Kampit në Rogljevo, Serbi marrin pjesë të rinj dhe profesionistë nga Bosnje & Herzegovina, Greqia, Serbia, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, etj.
Edhe këtë herë, në fokus të programit të Kampit janë pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë bazike mbi restaurimin dhe realizimi i ndërhyrjeve restauruese në disa prej kantinave të vjetra të verës në Rogljevo.
Pjesa teorike e Kampit artikulohet rreth parimeve, teknikave e mënyrave të dokumentimit, interpretimit, zhvillimit turistik apo rreth materialeve e teknikave tradicionale të ndërtimit dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore.

Rand Eppich (arkitekt per Konservimin, Tecnalia) tregon teknika fotografike për dokumentimin e trashëgimisë kulturore Rogljevo, Serbia
Ndërsa për pjesën praktike grupet e pjesëmarrësve po punojnë përkatësisht me suvatimin me baltë të mureve të drurit në kantinën 113 dhe me restaurimin e pjesshëm të kulmeve në kantinat 71 dhe 79.
Në ditën e 9-ë të Kampit, është parashikuar dhe një ekskursion në parkun Arkeologjik të Gamzigradit (UNESCO) dhe në veraritë e vjetra të Rajacit.
Për më shumë informacion mbi ecurinë e këtij Kampi, na ndiqni në faqen tonë në Facebook: www.facebook.com/restorationcamps