Përmbyllen me Sukses Kampet e Restaurimit në Gjirokastër dhe Rogljevo

2016RRCGjirokastra631 pjesëmarrës nga Shqipëria, Rajoni dhe vise të largëta si Shtetet e Bashkuara u mblodhën në Gjirokastër në Kampin e 27-të Rajonal të Restaurimit që u organizua në datat 16 – 28 Maj, 2016 nga Fondacioni Trashëgimia Kulturore Pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania). Krahas kampit restaurues në Gjirokastër u përmbyll me sukses edhe Kampi i 26-të Rajonal i Restaurimit në Rogljevo, Serbi.

2016RRCGjirokastraPuna në terren dhe leksionet përgjatë kampit në Gjirokastër u drejtuan nga ekspertë të trashëgimisë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Suedia, Shqipëria dhe Serbia. Gërshetimi i ekspertëve ndërkombëtarë dhe mjeshtrave lokalë me profesionistët e rinj pjesëmarrës në kamp ka krijuar tashmë një traditë të mirë për edukimin dhe përfshirjen e brezit të ri në çështjet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Puna e kampit të restaurimit në Gjirokastër u përqëndrua në punime suvaje, druri dhe guri. Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të kampit qe ajo në “Sokakun e të Marrëve“. Ndër vite kalldrëmi aty kish pësuar shumë ndërhyrje duke lënguar në zona të caktuara. Nevoja për pastrim, riparim dhe plotësim në pjesë të ndryshme të tij u përmbush nga pjesëmarrësit në kamp duke përdorur mjete dhe teknika tradicionale nën mbikqyrjen e mjeshtrave gjirokastritë me përvojë.

2016RRCGjirokastra4Për Bashkim Loloçin, mjeshtër guri nga Gjirokastra, “puna në terren është shumë e rëndësishme pasi për të ruajtur një qytet të vjetër duhen ruajtur mjeshtëritë e vjetra”. “Sa u përket të rinjve pjesëmarrës në kamp, nga ana teorike ata janë shumë të përgatitur. Ne këtu u mësojmë praktikën”, do të shprehej mjeshtri i papërtuar.

Taylor Chenevert, që erdhi nga SHBA-ja e largët për të marrë pjesë në Kampin Rajonal të Restaurimit, rrëfen se kjo eksperiencë ka lënë mbresa të pashlyeshme tek ajo. “Kjo eksperiencë ka qenë një ndër më të bukurat e jetës sime. Punoj me zell me të gjithë kolegët në Kamp dhe jam shumë e lumtur që gjendem në Gjirokastër. Ketu jo vetëm që kam njohur në kulturë të re, por jam përfshirë edhe në restaurim. Ndiej që kjo jo vetëm që më shërben mua, por edhe vendit ku po punoj”, rrëfen ajo.

26RRCRogljevo4Kampit të 26-të Rajonal të Restaurimit në Rogljevo ju bashkuan 13 pjesëmarrës dhe 2 vullnetarë nga Serbia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria dhe Greqia me profile akademike të larmishme. Punimet e tyre u përqëndrun në zdrukthtari, dokumentim, suva balte dhe gurgdhendje. Ata morën leksione nga 8 profesorë nga disa vende të Europës, dhe punuan në terren me katër mjeshtra nga Serbia dhe Kosova. Risia e këtij viti ishte pjesëmarrja për herë të parë në kampin e Rogljevos i 12 anëtarëve të Shoqatës “Fulbright” nga Shtetet e Bashkuara.

26RRCRogljevo2Për Birgitta Jansson, Drejtore e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit (SIDA) në Tiranë, projekti i Kampeve Rajonale të Restaurimit është një mënyrë që të rinjtë në Ballkan të ndiejnë dhe besojnë që kanë të ardhme në vendet e tyre.

“Është e rëndesishme për ne që t’i bëjmë të rinjtë e rajonit të besojnë që mund të punojnë së bashku dhe ndërtojnë të ardhmen në vendet e tyre dhe jo gjetkë. Është e mrekullueshme vazhdimësia e këtij projekti të CHwB Shqipëri. Të rinjtë që takova po punonin zellshëm me njëri-tjetrin dhe bësoj se kjo është një pikënisje për të ndërtuar gjëra së bashku, për të ndërtuar një të ardhme të re”, do të shprehej ajo.

Për Višnja Kisić, Sekretare e Përgjithshme e Europa Nostra Serbi dhe njohëse e mirë e kampeve të restaurimit “kampet janë një ndër mundësitë unike për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve të rajonit”.

26RRCRogljevo3“Trashëgimia në Ballkan është përdorur për manipulime politike dhe ndërtuar identitete të kontestuara. Ndaj, kampet, janë vendi i duhur për t’i rrahur këto çështje. Kampi nuk i vendos pjesëmarrësit thjesht të punojnë në një vend, por ngjall gjithashtu diskutime e debat për vlerat dhe kuptimin e trashëgimisë dhe sesi mund të punohet me to”, nënvizoi Dr. Kisić.

Të vlerësuara me çmime ndërkombëtare, kampet rajonale të restaurimit këtë vit vijnë me 7 vendndodhje të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Risi do të ketë edhe me tematikat, ku përveç temave klasike si konservimi i monumenteve, do të serviren edhe tema të reja si Artet dhe Zejet tradicionale. Kampet Rajonale të Restaurimit zhvillohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Tiranës si dhe financohen nga qeveria suedeze dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin.

Lajmet e fundit