Objekti i tenderit: Faza e Parë. Ndërhyrje emergjente: Pajantimi i Teqesë së Dollmës (monument i kategorisë së parë) – dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (në vijim CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore, të dorëzojnë oferta financiare të vlefshme për punë në monumentin e kategorisë së parë, Teqja e Dollmës në Kalanë e Krujës. Ky projekt financohet nga Princ Claus Fund përmes CHwB Albania.
Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:
Dokumentat e tenderit mund ti merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1686319519whc@a1686319519inabl1686319519a1686319519
Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi 15/05/2020, deri në datën 22/05/2020, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email te gro.b1686319519whc@a1686319519inabl1686319519a1686319519 dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hena deri të premte.
Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, diten e premte, 29 Maj 2020.
Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni Teqja e Dollmës -njoftimi i tenderit – i plote.
Kontakt:
E-mail: gro.b1686319519whc@a1686319519inabl1686319519a1686319519
Telefon: 069 4037087