Shpallja e Kampeve Rajonale të Restaurimit për vitin 2019

KRR kanë përshkuar një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm e këtë vit rikthehen me një seri prej 3 kampesh. Ka shumë mundësi për t’i qëndruar pranë trashëgimisë.

RRC Permet

Në 2019 rikthehen dy tematikat me te vjetra te Kampeve! Per me teper, kete vit propozojme nje vend te ri!

Në 2019-ën Kampet Rajonale të Restaurimit do t’u ofrojnë pjesëmarrësve ligjërata të nivelit të lartë dhe përvojë praktike në fushat e restaurimit e konservimit nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe materialeve tradicionale, si dhe njohurive në lidhje me interpretimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur, por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë – nëpërmjet ligjëratave e prezantimeve – me përvojën praktike gjatë punës me monumente e objekte muzeale në vendndodhje të ndryshme në rajon.

Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar objektet muzale e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rijetëzuar ato.

Secili nga Kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi I trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për ripajtim në një shoqëri demokratike, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin ekonomik në nivel lokal përmes përdorimit të trashëgimisë kulturore.

Kampet Rajonale të Restaurimit të vitit 2019, financohen nga Qeveria e Suedisë, në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation.

Mos humbisni rastin për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje të mrekulleshme!

RRC

Datat e Kampeve për vitin 2019

Ju lutemi të vini re datat, tematikat dhe afatet për secilin nga Kampet e vitit 2019. Këtë vit ju propozojmë dy hapësira kohore për të dërguar aplikimet tuaja.

Aplikimet për Kampin e Qershorit:  Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj për kampin që do të zhvillohet në Qershor ishte 15 prill 2019.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKA AFATI I APLIKIMIT
Gjakovë, Kosovë 8-19 qershor Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim 15 Prill

Aplikimet për Kampet e Shtatorit: Ju mund të aplikoni që tani për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 28 qershor 2019.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKA AFATI I APLIKIMIT
Rogljevo, Serbi 15 – 27 shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor

8 korrik*

Gjirokastra, Shqipëri 15 – 27 shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor

8 korrik*

*Afati i ri i aplikimit i vlefshem VETEM per aplikantet nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania e Serbia.

Be (1)

Kosto e pjesëmarrjes  Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit, sigurimin shëndetësor në rast emergjence si dhe eksursionet e planifikuara në program. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.*

Për të gjithë aplikantët e pranuar që janë nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia e Shqipëria do të mundësohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes. Aplikantët e pranuar nga vende te tjera nuk mund të përfitojnë nga këto bursa.

*SHENIM: CHwB Albania do te mbuloje kostot per pjesemarresit ne kampin ne Rogljevo, Serbi, si pasoje e mungeses se restoranteve ne fshatin ku organizohet kampi.

Ish-pjesëmarrësit e Kampeve

Duke marrë në konsideratë larminë e tematikave të kampeve të ofruara , dëshirojmë t’i japim mundësinë ish pjesëmarrësve për të marrë pjesë në një kamp me tematikë tëndryshme prej atij ku ka marrë pjese më parë, pa paguar tarifën e pjesëmarrjes.  Do të ishte kënaqësi t’ju shihnim sërisht, por ata që aplikojnë për herë të parë do të kenë përparësi. Të njëjtat kushte për pjesëmarrje me bazë kombësie përdoren dhe në këtë rast.

Nese aplikoni për një kamp me të njëjtën temë me atë ku keni marrë pjesë më parë, duhet të paguani tarifën e pjesëmarrjes.

Për të aplikuar:

  1. Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë):
    camp_application_2019(anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues.
  3. Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:
    Email:
    gro.b1603499978whc@C1603499978RR1603499978
    Adresa postare:
    CHwB Albania
    Ismail Qemali
    P. 34/1, Kati III, Zyra 15
    Tiranë, ALBANIA
  4. Stafi i CHwB Shqipëri do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi i aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1603499978whc@C1603499978RR1603499978

Aplikimet për vullnetarë 

Një mundësi shtesë për ish pjesëmarrësit e KRR: do të dëshironit të përjetoni sërisht Kampin, po këtë herë nga këndvështrimi i organizatorit? Thirrja është tashmë e hapur!

Lajmet e fundit