Fillimi i programit Heritage & Co’ – Thirrje për Aplikantin Vullnetar

Fillimi i programit Heritage & Co’ – Thirrje për Aplikantin Vullnetar

Me kënaqësi ju njoftojmë fillimin e programit të ri vullnetar për të gjithë entuziastët e trashëgimisë kulturore që dëshirojnë të kontribuojnë në ruajtjen e saj duke mbështetur zbatimin e aktiviteteve tona.

Vizioni ynë

Ky program është rezultat i një tradite të gjatë bashkëpunimi frymëzues me vullnetarë vendas dhe ndërkombëtarë. Duke u mbështetur në këtë përvojë, dëshirojmë të zgjerojmë qëllimin tuaj në gjithë aktivitetet e lidhura me trashëgiminë dhe të krijojmë një hapësirë ku nevojat për zbatimin e një aktiviteti do të përmbushin aftësitë dhe dëshirat e talenteve të reja. Ndërsa ne besojmë se si pjesëtar i komunitetit tuaj, ju jeni më të aftë për të rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë lokale, për këtë arsye ne shohim vullnetarizmin e trashëgimisë si një nga çelësat për të gjallëruar kuptimin e saj dhe për të mbështetur qëndrueshmërinë e saj.

Formati i vullnetarizmit

Në terma konkretë, ky program është një angazhim afatgjatë ose afatshkurtër ku aplikantët do të thirren për aktivitete specifike dhe të përpikta (mesatarisht 1 orë 30 minuta, 2 orë për aktivitet / mision) në përputhje me aftësitë dhe interesat e tyre, dhe duke marrë parasysh disponueshmërinë e tyre. Vullnetarët do të fitojnë një përvojë praktike në sfera të ndryshme profesionale në lidhje me trashëgiminë kulturore, ndërsa zhvillojnë aftësitë sociale dhe teknike. Animacion i Atelieve të Trashëgimisë, dokumentim i aktiviteteve, ndërmjetësim kulturor dhe trashëgimi, guida, mbështetje për koordinimin e një eventi… Shumë mundësi për të lejuar krijimtarinë tuaj të shkëlqejë dhe të përfshiheni në mënyrën tuaj!

Gjatë këtyre aktiviteteve, ju do të jeni në gjendje të takoni shumë njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore dhe profesionale, të shkëmbeheni me vendasit dhe të (ri) zbuloni Shqipërinë përmes historive, kujtimeve dhe dëshmive të prekshme.

Njihuni më shumë rreth programit këtu:2Leaflet_ALB

Si të marrim pjesë?

Për të qenë pjesë e programit, ju ftojmë të plotësoni formularin e aplikimit të disponueshëm këtu. Kjo do të na lejojë të njohim profilet e secilit vullnetar në mënyrë që të përcaktojmë pritshmëritë e tyre dhe t’i përmbushim ato sa më saktë që të jetë e mundur. Kështu, sa më i saktë të jetë formulari i aplikimit, aq më mirë do të jemi në gjendje të plotësojmë dëshirat e të gjithëve.

Ne do të sigurojmë mjetet për të kryer misionin tuaj si vullnetar , duke ju mbështetur  dhe trajnuar  përmes punëtorive. Si përfundim, të gjitha shpenzimet e bëra gjatë misionit do të mbulohen nga ne dhe vullnetari do të marrë pagesën e një shume simbolike për mbështetjen e tyre të vlefshme.

 

Lajmet e fundit