Lajmërim për Kampet Rajonale të Restaurimit 2015

RRC-2015-slider

Këtë vit, Kampet Rajonale te Restaurimit, të vlerësuara me çmime, kthehen me një seri prej katër kampesh të organizuara në Ballkanin Perëndimor.

Kampi I 21-të deri te I 24-ti do t’I ofrojnë pjesëmarrësve leskione tërheqëse dhe praktikë në restaurim dhe konservim, duke përdorur material dhe teknika tradicionale, si dhe ushtrime në interpretim dhe menaxhim të siteve të trashëgimisë kulturore dhe muzeumeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve 10 ditore pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur por gjithëpërfshirës, I cili kombinon teorinë-nëpërmjet leksioneve e prezantimeve- me pervojën praktike në monumente e artifakte në, Shqipëri, Kosovë e Serbi.

Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar artifaktet e monumentet e tyre të çmuar dhe duke I ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rivitalizuar ato.
Vitin që shkoi Kampet Rajonale të Restaurimit fituan çmimin e Bashkimit Europian/ Çmimi Europa Nostra në kategorinë “Edukim, Trainim dhe Rritje Ndërgjegjësimi”. Mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj përvoje fantastike!

Tregoni vëmëndje ndaj datave, temave dhe afateve të aplikimit për secilin kamp të 2015-s:

Kampi Nr. 21: Gjirokastër, Shqipëri / 9 – 20 Maj
Tema: Konservim i monumenteve / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Afati i aplikimit: 30 Mars

Kampi Nr. 22: Rogljevo, Serbi / 9 – 20 Maj
Tema: Konservim i monumenteve / trashëgimia për zhvillim / interpretim
Afati i aplikimit: 30 Mars

Kampi Nr. 23: Gjirokastër, Shqipëri / 9 – 20 Shtator
Tema: Konservim i monumenteve / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Afati i aplikimit: 10 Korrik

Kampi Nr. 24: Mitrovicë, Kosovë / 9 – 20 Shtator
Tema: Konservimi I objekteve muzeale / interpretim
Afati i aplikimit: 10 Korrik

Camps_2015_3_locations

Ndonëse të organizuar secili më vete, këto katër kampe restaurimi përbëjnë një pjesë të një përpjekieje rajonale për t’I nxitur njerëzit të kuptojne vlerat e trashëgimisë dhe të mësojnë si të kujdesen për të. Synimi kryesor është që trashëgimia të përdoret si një platformë ku profesionistët, femra e meshkuj, të takohen e të krijojnë kushtet për vendosjen e paqes, brenda një shoqërie demokratike e cila respekton të drejtat e njeriut e nxit rritjen e ekonomisë vendesa nëpërmjet zhvillimit të trashëgimisë kulturore.

Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe eksursionet. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera* si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.

Për të gjithë aplikantët të pranuar që janë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia do të ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes, duke përfshirë leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe eksursionet. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera* si dhe për transportin për në lokacionin e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në bursë.

*Shënim: CHwB do të mbulojë shpenzimet për ushqimin në kampin në Rogljevo, Serbi, si pasojeë e kushteve të veçanta të vendit ku do te organizohet kampi.

PËR TË APLIKUAR:

1. Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë)

camp_application+info_2015 (anglisht)

2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues

3. Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:

Email:
gro.b1594700883whc@C1594700883RR1594700883

Postë:
CHwB Zyra Rajonale
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, SHQIPËRI

4. Stafi i CHwB-së do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi I aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1594700883whc@C1594700883RR1594700883.

Presim me padurim t’ju shohim në një prej Kampeve Rajonale të Restaurimit të vitit 2015!

Një shënim për pjesëmarrësit e kampeve të mëparshme: Nëse doni t’i përjetoni sërisht kampet, mund të aplikoni për të qënë vullnetar (për më shumë informacione, klikoni këtu) ose mund të jeni sërisht pjesëmarrës, duke paguar tarifën e plotë.

Lajmet e fundit