Kampet Rajonale të Restaurimit kërkojnë udhëheqës grupi vullnetarë

volunteer_posting_01

CHwB thërret pjesëmarrësit e Kampeve të shkuar të rikthehen dhe të ndihmojnë në udhëheqjen e punëve.

A ke qenë pjesëmarrës në një nga Kampet e shkuar dhe synon të  përfshihesh sërish në Kampet Rajonale të Restaurimit? Dëshiron të ndash përvojat dhe njohuritë e tua me një grup të ri pjesëmarrësish pasionantë?

CHwB po kërkon vullnetarë që do të ndihmojnë në Kampet Rajonale të Restaurimit të këtij viti. Në çdo Kamp (përveç Kampit në Mitrovicë) 2 deri në 3 vullnetarë do të kenë mundësi të jenë pjesë e aktiviteteve gjatë 2 javëve të Kampit, të përfshihen në një sërë detyrash dhe të ndihmojnë në krijimin e një eksperience sa më të vlefshme për pjesëmarrësit.

Vullnetarët e Kampeve do të ndihmojnë organizatorët, mjeshtrit dhe pjesëmarrësit në aspekte të ndryshme të koordinimit, komunikimit dhe udhëheqjes së punës. Përpara se të aplikoni, lutemi të kuptoni  detyrat specifike të vullnetarëve të Kampit dhe të verfikoni  që përmbushni kushtet e pranueshmërisë dhe të kualifikimit të vullnetarëve të Kampit.

Detyrat specifike të vullnetarëve të Kampit

  • Të mbikqyrin procesin e regjistrimit të pjesëmarrësve në fillim të Kampit (dorëzimi i materialeve të nevojshëm te pjesëmarrësit, regjistrimi i pjesëmarrësve)
  • Të lehtësojnë komunikimin dhe përkthimin mes pjesëmarrësve dhe mjeshtrave
  • Të ndihmojnë me blerjen dhe transportin e materialeve të nevojshëm në kantiere
  • Të koordinojnë aktivitetine grupeve të punës nëpër kantiere
  • Të ndihmojnë udhëheqësit e grupit/mjeshtrit në kërkesat e tyre në lidhje me punët restauruese dhe/ose menaxhimin e grupeve të punës
  • Të ndihmojnë në organizimin dhe mbarëvajtjen e  vizitës studimore (mbikqyrja e grupit, prerja e biletave, etj.)
  • Të mbajnë në gjendje të rregullt sallën e ligjeratave, përpara, gjatë dhe pas ligjeratave
  • Të ndihmojnë gjatë provimit final (mbikqyrja gjatë provimit, mbledhja e provimeve dhe vlerësimet përfundimtare)
  • Të jenë pika e ndërlidhjes mes grupit të punës, pronarëve të monumenteve dhe vizitorëve të mundshëm (të jenë në gjëndje të shpjegojnë se çfarë është duke ngjarë)

Kushtet e pranueshmërisë dhe të kualifikimit të vullnetarëve të Kampit

Lutemi të verifikoni që përmbushni kushtet e pranueshmërisë që vijojnë si më poshtë:

  • Duhet të keni qenë më parë pjesëmarrës në një nga Kampet Rajonale të Restaurimit të CHwB-së
  • Duhet të flisni rrjedhshëm Anglishten si dhe gjuhën kryesore të vendit ku organizohet Kampi: Shqipëri dhe Kosovë (Gjuha Shqipe), Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi (Gjuha Boshnjake/Serbe/ Kroate)
  • Duhet të jeni të ndershëm, të hareshëm dhe të punoni në mënyrë efiçiente
  • Nuk duhet të pini duhan gjatë punës
  • Të keni komunikim të mirë
  • Të jeni të përgjegjshëm për çdo veprim

Nëse i plotësoni këto kushte dhe dëshironi të përjetoni sërish atmosferën emocionuese të Kampeve Rajonale të Trashëgimisë të CHwB-së, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet më poshtë:

volunteer_application_2014 [anglisht]

Dhe dërgojeni atë përpara afatit të fundit, përmes:

Emailit:
gro.b1594697350whc@C1594697350RR1594697350

Postës:
CHwB Regional Office
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kt. III, Zr. 15
Tiranë, ALBANIA

Afati i fundit për aplikimet për vullnetarë është:

Gjirokastër, Shqipëri: 26 Prill – 10 Maj
Tematikat: Konservim objektesh/ menaxhimi i trashëgimisë/ interpretimi
Afati i fundit: 31 Mars

Rogljevo, Serbi: 24 Maj- 7 Qershor
Tematikat: Konservim objektesh/ trashëgimia si bazë për zhvillim/ interpretimi
Afati i fundit:  15 Mars

Jajce, Bosnje-Hercegovinë: 12 – 26 Korrik
Tematikat: Konservim objektesh/ planet dhe programet e mirëmbajtjes/ interpretimi
Afati i fundit:  15 Prill

Gjirokastër, Shqipëri: 13 – 27 Shtator
Tematikat: Konservim objektesh/ menaxhimi i trashëgimisë/ interpretimi
Afati i fundit: 25 Korrik

Lajmet e fundit