Filluan Atelietë e Trashëgimisë me fëmijët!

EKaKushEKa_header_shqip_800x200

Në datën 24 Mars CHwB në bashkëpunim me Kopshtin Publik Soros në Gjirokastër organizoi Atelienë e parë të Trashëgimisë për fëmijë. 22  fëmijë dhe 3 mësues nga ky kopsht morën pjesë në këtë aktiviteti, qëllimi i të cilit ishte të sillte më afër fëmijëve trashëgiminë kulturore, në një mënyrë praktike, zbavitëse dhe didaktike.

Atelieja filloi me vizitën e fëmijëve në Hamamin e Gjirokastrës, në vendin e njohur nga banorët si “7 Krojet”. Për fëmijët e moshës nga 5 deri 6 vjet, ishte hera e parë që përballeshin me një ndërtesë të tillë të gurtë me formën e pazakontë të akullores. Fëmijët, mësuesit dhe profesionistët e trashëgimisë nga CHwB u përfshinë në një bisedë shumë interesante mbi Hamamin dhe kuptimin që ka pasur ai në shekuj, mbi ujin dhe vlera e tij për njerëzit si dhe mbi Gjirokastrën dhe statusin e saj si Qytet-Muze.

Heritage Atelier in Gjirokastra

Aktiviteti i dytë në kuadër të ateliesë u zhvillua në kopsht, ku fëmijët filluan të punojnë me libërthin e Hamamit. Ky libërth është përgatitur nga CHwB-ja si pjesë e koleksionit “E Ka Kush E Ka”, nëpërmjet sëcilit  synohet të përfshihen fëmijët dhe të rriturit në një seri libërthash dhe lojrash përmes së cilave ata zbulojnë dhe rizbulojnë trashëgiminë kulturore. Klasa u mbush me gjallëri teksa fëmijët, mësuesit dhe stafi i CHwB-së përpiqeshin bashkarisht të rikujtonin gjërat e reja të mësuaragjatë  vizitës tek Hamami dhe teksa eksploronin përmbajtjen e libërthit. Një konkurs me ngjyrosje mes fëmijëve mbylli këtë atelie të parë të trashëgimisë dhe katër nga artistët e vegjël që u treguan më të mirët morën dhurata që kanë lidhje me trashëgiminë…kurse të gjithë  së bashku morën nga ne premtimin që do të rikthehemi me një tjetër aktivitet të këtij lloji.

Për të pasur një ide të disa prej libërthave të koleksionit E Ka Kush E Ka që u përdorën gjatë këtij aktiviteti, klikoni këtu:

‘Hamami’ libërtha për fëmijë (3-6 vjeç)

Lajmet e fundit