Atelie e Trashëgimisë në Qendrën Komunitare Shkozë, Tiranë
Atelietë e Trashëgimisë e çuan kësaj rradhe CHwB-në në Shkozë, në një nga zonat më me potencial për bashkjetesën midis kulturave të ndryshme.
Me rastin e javës së diversitetit kulturor, CHwB organizoi një Atelie Trashëgimie me fëmijët në Qendrën Komunitare Shkozë (QKSH),në kompleksin e banesave sociale në këtë pjesë periferike tëTiranës. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunimme Fondacionin “TRE MARIAT” dhe stafin e QKSH-së.
Kësaj rradhe, kishim kënaqësinë të mirëprisnim në këtë Atelier 22 fëmijë rom, jorom dhe me aftësi të kufizuara, të gjithë të moshës 4- 6 vjec.Së bashku dhe me stafin e përkushtuar të QKSH, fëmijët e pranishëm për mbi dy orë u njohën me Kostumin Kombëtar të Xhubletës. Fillimisht ata dëgjuan me vëmendje shpjegimet e dhena nga Luljeta Dano(Fondacioni TRE MARIAT), një nga njohëset më të mira të xhubletës.
Më pas, fëmijë e të rritur “përveshën mëngët” dhe filluan të vizatonin e të ngjyrosnin libërthin mbi xhubletën që është pjesë e koleksionit E Ka Kush e Ka që CHwB i vuri në dispozicion.
Mbresat tona ishin që ky ishte një aktivitet i gëzueshme për fëmijët e pranishëm, gjë që na u konfirmua dhe nga fjalët e drejtorit të QKSH-së.“Atelja e Trashëgimisë është një përfitim i madh për procesin e edukimit të fëmijëve dhe vetë komunitetit. Ne mbështesim dhe motivojmë fëmijët që në moshë të hershme për tu ofruar atyre mundësi më të mira dhe një jetë më të mirë. Në rastin konkret, fëmijët që jetojnë në zonën e Shkozës hasin disavantazhe përsa i përket sitautës social-ekonomike dhe kulturore.Qendra jonë ofron përkujdes dhe shërbime mbështetëse për fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre.Përveç kësaj qendra funksion si një urë lidhëse për të gjithë komunitetin duke nxitur një kulturë bashkëjetese midis grupeve të ndryshme(pikëpamje kulturore dhe prejardhje të ndryshme) që jetojnë në këtë zonë.”