Apliko TANI në Kampin e 50-të Rajonal të Restaurimit në Greqi dhe Shqipëri!

Tema e kampit: Konservimi dhe interpretimi i ndërtesave

Të gjithë e keni pritur, ja ku është!

Kampi i 50-të Rajonal i Restaurimit (RRC) do të zhvillohet në Vitsa të Zagorit në Greqi si dhe në Gjirokastër të Shqipërisë, si zona ndërkufitare të këtyre dy vendeve fqinje, për një eksperiencë dyfish më të pasur dhe plotësuese!

Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, konservatorëve të pregatitur nga Shqipëria, Greqia, Suedia, SHBA, Britania e Madhe etj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.

Qëllimi i thjeshtë i këtyre aktiviteteve është të ndikojë dhe të ndihmojë banorët, organizatat dhe institucionet vendase, duke punuar për të ruajtur asetet, mjashtëritë dhe teknikat e tyre historike dhe duke u dhënë atyre mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar dhe rigjallëruar ato.

Vështrime teorike dhe praktike të kombinuara, së bashku me shumë aspekte të tjera emocionuese dhe përmbushëse presin të ndahen me ju, prandaj nxitoni!

 Ky kamp organizohet me financim nga Suedia dhe në partneritet me organizatën Greke The Land Beyond me qendër në Vitsa.

Çfarë të veçante kanë Vitsa (Greqi) dhe Gjirokastra (Shqipëri)?

Pjesëmarrja në RRC 50 do të thotë gjithashtu të zhytesh në atmosferat e dy peizazheve unike natyrore dhe kulturore me një trashëgimi të pasur dhe të veçantë, si dhe njohje me banorët dhe kulturën vendase!

Vitsa ndodhet në qendrën e Zagorit, Greqi. Arkitektura karakteristike e zonës dhe mjeshtria e artizanëve të shekullit të 18-të dhe 19-të ruhet qartë në lagjet e Vicës (Mesohori, Ano dhe Kato Vitsa), me shtëpi të thjeshta të ndërtuara kryesisht me gur si material bazë, por me mjeshtëri duke përdorur llaç mepërbërje baltë dhe kashtë, elementë druri dhe çati të mbuluara me rrasa guri. E njëjta gjë vlen edhe për kishat e që janë ndërtuar ose rinovuar në shekullin e 16-të dhe të 17-të në të gjithë rajonin e Zagorit. Nën pushtimin osman, Zagori ishte autonom dhe i vetëqeverisur, duke u bërë një zone shumë e pasur për shkak të veprimtarisë së gjerë tregtare.

Gjirokastra është një nga qytetet më të dashura në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Gjirokastra, në luginën e lumit Drinos në Shqipërinë jugore, përmban një sërë shtëpi kulla të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan në shekullin e 17-të. Qyteti ruan gjithashtu një pazar, një xhami të shekullit të 17-të, dy kisha dhe një teqe bektashiane të së njëjtës periudhë. Qyteti arriti kulmin e tij në fillim të shkullity të 19-të, kur shtëpitë monumentale morrën formën që shohim sot. Qyteti me vlera të jashtëzakonshme historike, me tradita dhe peizazhe unike, është përfshirë me të drejtë në listën e UNESCO-s. Gjirokastra ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë ndër vendbanimet kryesore që shërbejnë si referencë për zhvillimin e Shqipërisë së Jugut, dhe të zonës ndërkufitare me Greqinë.

1

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë, në të dyja vendndodhjet, të shijojnë peizazhin e mrekullueshëm dhe të qetë malor, të pasur me burime natyrore dhe ajër të pastër dhe çfarë është më e rëndësishmja, peizazhin unik të arkitekturës që nuk do e hasni askund tjetër.

Prandaj, RUANI datat!

Kampi do të organizohet në dy pjesë:

  1. Pjesa teorike do të zhvillohet online nga data 29 Gusht deri më 5 Shtator
  2. Pjesa e dytë do të mbahet në të dy vendndodhjet nga data 8 deri në 18 shtator si më poshtë:

VENDNDODHJA                                           DATA

On line                                                              29 Gusht – 5 Shtator*

Vitsa, Greqi                                                      8-10 Shtator *

Gjirokastra, Shqipë                                        10-18 Shtator *

* Organizatorët rezervojnë të drejtën të ndryshojnë ditët, orën dhe vendndodhjen(et) e Kampit për shkak të nevojave teknike ose organizative duke njoftuar paraprakisht këto ndryshime.

Tarifat & BursatTarifa për pjesëmarrje në Kampe është 900 euro. Kjo vlerë do të mbulojë tarifën, akomodimin në vend me mëngjes, materialet dhe mjetet e kampit, sigurimin shëndetësor emergjent dhe ekskursionet e planifikuara.

Për të gjithë aplikantët e pranuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, do të ketë një bursë për të mbuluar shpenzimet e Kampit. Bursa do të mbulojë tarifën e plotë prej 900 Euro.

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për udhëtimin drejt dhe nga vendodhjet e kampit, si dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin e vendeve përkatëse për situatën me Covid-19. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes. ***

Aplikimi dhe afatet

Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni mundësinë tuaj për të pasur këtë përvojë unike, duke aplikuar

  1. Si pjesëmarrës duke aplikuar këtu.
  2. Si vullnetar duke aplikuar këtu.

Afati i fundit për aplikim është data 17 Korrik 2022.

Lajmet e fundit