Apliko për të qenë vullnetar në Kampet e 2018-të

IMG_7284Je një ish pjesëmarrës dhe dëshiron të angazhohesh sërish në kampet rajonale të restaurimit? Dëshiron të ndash njohuritë dhe përvojën tënde me një grup të ri pjesëmarrësish?

CHwB-Shqipëri është në kërkim për vullnetarë që të ndihmojnë në Kampet Rajonale të Restaurimit për këtë vit. Vullnetarët do të jenë të pranishëm përgjatë të gjithë kampit dhe do të ndihmojnë me një sërë detyrash për ta bërë atë një përvojë sa më të dobishme për pjesëmarrësit. Vullnetarët do të ndihmojnë organizuesit, mjeshtrit dhe pjesëmarrësit në lidhje më çështjet e koordinimit, komunikimit dhe udhëzimeve. Sigurohuni që i kuptoni detyrat dhe plotësoni kriteret për t’u pranuar.

Pse të kryesh vullnetarizëm në kamp?

IMG_9060Duke kryer vullnetarizëm ju do të keni mundësinë që të jeni pjesë e ndryshimit; çdo njeri ka rendësi. Ndihma juaj në konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore është jetike për kalimin e saj në brezat e ardhshëm. Me anë të të punuarit me pjesëmarrësit dhe lektorët e mjeshtrit, kampet mundësojnë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e siteve kulturore, artefakteve dhe traditave. Ato gjithashtu rrisin lidhjen e komuniteteve me trashëgiminë e tyre. Puna nëpërmjet kampeve na vendos përditë në kontakt me shumë njerëz, për këtë arsye, ne mund t’i ofrojmë mbështetje të gjithë “rojtarëve të trashëgimisë.”

Kjo është një mundësi shume e vlefshme për të përforcuar njohuritë tuaja në fushën e trashëgimisë kulturore, specifikisht në konservimin e monumenteve, konservimin e artefakteve, interpretimin, mjeshtëritë tradicionale dhe sipërmarrjen. Bashkëpunimi i ngushtë me mjeshtrit, artizanët dhe lektorët do të rrisë njohuritë tuaja në konservim dhe zejtari. Ju do të keni mundësi të socializoheni, takoni njerëz dhe të bëni miq të rinj të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Cilat janë detyrat e vullnetarit të kampit?

ZZ_minaVullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre përgjatë kampit. Atyre do t’u kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

  • Detyra organizative(përgjegjësi gjatë regjistrimit, salla e leksioneve, mjetet e punës)
  • Përgjegjësi mbi vendet e punës (ndihmesë ndaj mjeshtrave, dokumentimi i projektit, zbatimi i masave të sigurisë, të siguruarit që të gjithë janë duke punuar drejt rezultatit përfundimtar)
  • Komunikimi/Komuniteti (personi ndërlidhes midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthim, të lehtësuarit e diskutimeve, komunikimi me komunitetin dhe median lokale)

Kushtet e pranimit

  • Të jeni ish pjesëmarrës i Kampeve Rajonale të Restaurimit
  • Të flisni Anglisht rrjedhshëm. Të flisni gjuhën e parë zyrtare të shtetit ku zhvillohet kampi është një vlerë e shtuar: Shqip (për kampet në Shqipëri dhe Kosovë), ose Serbisht/Boshnjakisht/Kroatisht (për kampin në Serbi)
  • Të jeni i ndershëm, pozitiv dhe efikas në punë.
  • Për Kampin e Rogljevo-s: Dërgoni me aplikimin tuaj 3 shembuj të vizatimeve tuaja (jo më shumë, jo më pak!). Të paktën një prej tyre duhet të jetë një vizatim që keni bërë me dorë (edhe nëse lënda nuk është arkitekturore). Nëse keni punuar me dokumentimin e trashëgimisë kulturore më përpara, përfshini një mostër. Çdo vizatim duhet të formatohet në A4, dhe madhësia totale nuk duhet të kalojë 12MB.
  • Për Kampin e Shkodrës, ju duhet që të keni përvojë paraprake në interpretimin e trashëgimisë, nëpërmjet Kampit Rajonal të Restaurimit ose nëpërmjet punës tuaj.

Datat e Kampeve

Aplikimet për Kampet e Shtatorit: HAPUR TANI! Ju mund të aplikoni që tani për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 17 qershor 2018. Sigurohuni që t’i kushtoni rëndësi datave, temave dhe afateve për kampet që zhvillohen në shtator 2018.

Ju lutem merrni parasysh AFATIN PËRFUNDIMTAR të aplikimit për çdo kamp:

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Prishtinë, Kosovë  20-31 Maj Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim 15 Prill (I MBYLLUR)
Krujë, Shqipëri 20-31 Maj Zejet tradicionale dhe sipërmarrja 15 Prill (I MBYLLUR)
Shkodër, Shqipëri 2-14 Qershor Interpretimi dinamik i trashëgimisë 15 Prill (I MBYLLUR)
Berat, Shqipëri 2-14 Qershor Konservim i monumenteve dhe interpretim 15 Prill (I MBYLLUR)
 Rogljevo, Serbi  1-15 Shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 17 Qershor
 Përmet, Shqipëri 8-23 Shtator   Konservim i monumenteve dhe interpretim 17 Qershor 
 Gjirokastër, Shqipëri  8-23 Shtator  Konservim i monumenteve dhe interpretim  17 Qershor

Shpenzimet

CHwB Shqipëri do të mbulojë të gjitha shpenzimet e vullnetareve brenda vendit, duke përfshirë akomodimin, vaktet ditore, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot që lidhen me detyrat e vullnetarëve. Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin deri në vendin ku mbahet kampi.

Si të aplikoni

  1. Nëse i plotësoni kushtet dhe dëshironi të përjetoni sërish atmosferën emocionuese dhe të dobishme të Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB Shqipëri, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet këtu më poshtë:
    volunteer_application_SEPT_2018 (anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë të gjitha dokumentet plotësuese
  3. Dërgoni aplikimin me email ose postë:

Email:
gro.b1685395269whc@c1685395269rr1685395269

ose

Postë:
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kt. III, Zr. 15
Tiranë, ALBANIA
IMG_6677

Lajmet e fundit