Apliko për të qenë vullnetar në Kampet e 2017

Interpretation CampJe një ish pjesëmarrës dhe dëshiron të angazhohesh sërish në kampet rajonale të restaurimit? Dëshiron të ndash njohuritë dhe përvojën tënde me një grup të ri pjesëmarrësish?

CHwB-Shqipëri është në kërkim për vullnetarë që të ndihmojnë në Kampet Rajonale të Restaurimit për këtë vit. Vullnetarët do të jenë të pranishëm përgjatë të gjithë kampit dhe do të ndihmojnë me një sërë detyrash për ta bërë atë një përvojë sa më të dobishme për pjesëmarrësit. Vullnetarët do të ndihmojnë organizuesit, mjeshtrit dhe pjesëmarrësit në lidhje më çështjet e koordinimit, komunikimit dhe udhëzimeve. Sigurohuni që i kuptoni detyrat dhe plotësoni kriteret për t’u pranuar.

Pse të kryesh vullnetarizëm në kamp?

Duke kryer vullnetarizëm ju do të keni mundësinë që të jeni pjesë e ndryshimit; çdo njeri ka rendësi. Ndihma juaj në konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore është jetësore për kalimin e saj në Camp volunteer in actionbrezat e ardhshëm. Me ane të të punuarit me pjesëmarrësit dhe lektorët e mjeshtrit, kampet mundësojnë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e siteve kulturore, artefakteve dhe traditave. Ato gjithashtu rrisin lidhjen e komuniteteve me trashëgiminë e tyre. Puna nëpërmjet kampeve na vendos përditë në kontakt me shumë njerëz, për këtë arsye, ne mund t’i ofrojmë mbështetje të gjithë “rojtarëve të trashëgimisë.”

Kjo është një mundësi shume e vlefshme për të përforcuar njohuritë tuaja në fushën e trashëgimisë kulturore, specifikisht në konservimin e monumenteve, konservimin e artefakteve, interpretimin, mjeshtëritë tradicionale dhe sipërmarrjen. Bashkëpunimi i ngushtë me mjeshtrit, artizanët dhe lektorët do të rrisë njohuritë tuaja në konservim dhe zejtari. Ju do të keni mundësi të socializoheni, takoni njerëz dhe të bëni miq të rinj të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju. Ata që do të jenë vullnetarë në kampin e Shkodrës do të kenë mundësinë që të ndjekin një trajnim dy ditor mbi lehtësimin e punës në grup.

Cilat janë detyrat e vullnetarit të kampit?

Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre përgjatë kampit. Atyre do t’u kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

  • Detyra organizative(përgjegjësi gjatë regjistrimit, salla e leksioneve, mjetet e punës)
  • Përgjegjësi mbi vendet e punës (ndihmesë ndaj mjeshtrave, dokumentimi i projektit, zbatimi i masave të sigurisë, të siguruarit që të gjithë janë duke punuar drejt rezultatit përfundimtar)
  • Komunikimi/Komuniteti (personi ndërlidhes midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthim, të lehtësuarit e diskutimeve, komunikimi me komunitetin dhe median lokale)

Kushtet e pranimit

  • Të jeni ish pjesëmarrës tëi Kampeve Rajonale të Restaurimit
  • Të flisni Anglisht rrjedhshëm. Të flisni gjuhën e parë zyrtare të shtetit ku zhvillohet kampi është një vlerë e shtuar: Shqip (për kampet në Shqipëri dhe Kosovë), ose Serbisht/Boshnjakisht/Kroatisht (për kampin në Serbi)
  • Të jeni i ndershëm, pozitiv dhe efikas në punë.
  • Për Kampin e Shkodrës, ju duhet që të keni eksperience paraprake në interpretimin e trashëgimisë, nëpërmjet Kampit Rajonal të Restaurimit ose nëpërmjet punës tuaj.

Datat e Kampeve

Sigurohuni që t’i kushtoni rëndësi datave, temave dhe afateve për çdo kamp që zhvillohet në 2017.

Ju lutem merrni parasysh AFATIN PËRFUNDIMTAR të aplikimit për çdo kamp:

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKA AFATI I APLIKIMIT
Prishtinë, Kosovë  14-27 Maj Konservimi i objekteve muzeale & interpretim 16 Prill
Berat, Shqipëri  14-27 Maj Konservim i monumenteve dhe interpretim 16 Prill
Krujë, Shqipëri  4-16 Qershor Zejet tradicionale dhe sipërmarrja 16 Prill
Shkodër, Shqipëri  9-21 Korrik Interpretimi dinamik i trashëgimisë 12 Maj
Rogljevo, Serbi 13-26 Shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 30 Qershor
Gjirokastër, Shqipëri  24 Shtator-14 Tetor Konservim i monumenteve dhe interpretim 30 Qershor

Shpenzimet

CHwB Shqipëri do të mbulojë të gjitha shpenzimet e vullnetareve brenda vendit, duke përfshirë akomodimin, vaktet ditore, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot që lidhen me detyrat e vullnetarëve. Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin deri në vendin ku mbahet kampi.

Si të aplikoni

  1. Nëse i plotësoni kushtet dhe dëshironi të përjetoni sërish atmosferën emocionuese dhe të dobishme të Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB Shqipëri, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet këtu më poshtë:
    volunteer_application_2017 (anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë të gjitha dokumentet plotësuese
  3. Dërgoni aplikimin me email ose postë:

Email:
gro.b1594655067whc@c1594655067rr1594655067

ose

Postë:
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kt. III, Zr. 15
Tiranë, ALBANIA

10-yr-RRC-solo-web

Lajmet e fundit