Lajmërim për Kampet Rajonale të Restaurimit 2014!

Camps2014_Web

Këtë vit, CHwB do të ndërmarrë një seri të re prej 5 Kampesh Rajonale Restaurimi nëpër Ballkanin Perëndimor.

Kampet nga i 16-i te i 20-i do ti angazhojnë pjesëmarrësit në leksione përfshirëse dhe eksperience praktike në fushën restaurimit dhe konservimit, duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale, si dhe me interpretimin dhe menaxhimin e vendodhjeve të trashëgimisë kulturore.

Gjatë çdo kampi 2-javor, pjesëmarrësit do të ndjekin një program rigoroz por shumë të plotë, i cili kombinon teori – përmes leksioneve dhe prezantimeve – me ushtrime dhe punë fizike në monumentet historikë dhe objektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë ose Serbi. Këtë vit, çdo kamp do të ndjekë një linjë të veçantë temash përcaktuese. Çdo pjesëmarrës do të marrë përsëri një njohuri të gjërë mbi konservimin , restaurimin, interpretimin dhe menaxhimin e trashëgimisë. Por tani këto do të plotësohen më thellësisht me një temë e veçantë që do të zbulohet më tej.

Sigurohu që ti japësh rëndësi të veçantë datave, temave dhe datës së fundit për aplikim për secilin nga Kampet e vitit 2014:

Gjirokastër, Shqipëri: 26 Prill – 10 Maj
Temat: Konservim ndërtesash / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Data e fundit për aplikim: 1 Prill

Rogljevo, Serbi: 28 Qershor – 12 Korrik
Temat: Konservim ndërtesash / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Data e fundit për aplikim: 15 Prill

Jajce, B&H: 12 – 26 Korrik
Temat: Konservim ndërtesash / programe dhe plane për mirëmbajtjen / interpretim
Data e fundit për aplikim: 15 Prill

Gjirokastër, Shqipëri: 13 – 27 Shtator
Temat: Konservim ndërtesash / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Data e fundit për aplikim: 25 Korrik

Mitrovicë, Kosovë: 13 – 27 Shtator
Temat: Konservim i objekteve të lëvizshme / interpretim
Data e fundit për aplikim: 25 Korrik

 

Camps2014_Web6

Çdo ndërhyrje do të ndihmojë në mënyrë direkte banorët vëndas, përmes: riparimeve  dhe konservimit të banesave të tyre me vlerë ose përmes mënyrave të reja të kuptimit, të interpretimit dhe të rivitalizimit të tyre.

Ndërsa do të drejtohen në mënyrë të pavarur, këto kampe restaurimi formojnë një shtysë inkurajimi rajonal që njerëzit të kuptojnë vlerat e trashëgimisë së tyre dhe të mësojnë se si të kujdesen për të. Objektivi kryesor është përdorimi i trashëgimisë kulturore si një platformë ku profesionistë , meshkuj dhe femra, të takohen dhe të krijojnë kushtet për pajtim, si një kërkesë themelore për paqe dhe demokraci me respekt ndaj të drejtave të njeriut, gjithashtu të nxitet rritja ekonomike përmes zhvillimit të trashëgimisë kulturore.

Studentë dhe profesionistë të rrinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, inkurajohen veçanërisht të aplikojnë. Për pjesëmarrës që vijnë nga këto vende, CHwB do të mbulojë këto shpenzime për Kampin: trajnimin, fjetjen me mëngjes, ekskursionet gjatë kampit dhe materialet për kampin, duke përfshirë mjetet, letrat etj. Pjesëmarrësit do të duhet të paguajnë vetë vaktet e tyre, si dhe udhëtimin për në vendodhjen e kampit. CHwB nuk do të paguajë këto shpenzime.

Aplikime nga vende të tjera janë të mirëpritura, ndonëse atyre do t’ju kërkohet të paguajnë një shumë për të mbuluar shpenzimet e pjesëmarrjes së tyre në Kamp. Pagesa do të jetë 750 euro, që përfshin, trajnimin, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe ekskursionet e planifikuara. Pjesëmarrësit do të paguajnë vetë vaktet, si dhe udhëtimin në vendodhjen e Kampit. Këto shpenzime nuk përfshihen në pagesën e pjesëmarrjes.

*Shënim: CHwB do të mbulojë shpenzimet e vakteve vetëm për pjesëmarrësit e Kampit te 17 në Rogoljevo, Serbi, kjo për mungesën e mundësive për të ngrënë në fshatin ku bëhet Kampi.

PËR TË APLIKUAR:

1. Shkarkoni formatin e aplikimit PDF:

Camp Application 2014.pdf [anglisht]

2. Plotësoni aplikimin krejtësisht, duke përfshirë të gjithë dokumentet mbështetës.

3. Dërgoni të gjithë aplikimin me email ose postojeni te:

Email:

Post:
CHwB Regional Office
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, ALBANIA

4. CHwB do të konfirmojë që kemi marrë aplikimin tuaj. Nëqoftëse nuk merrni konfirmim me email brenda një jave, ju lutemi kontaktoni CHwB në gro.b1406365640whc@c1406365640rr1406365640

Ju mirëpresim në njërin prej pesë Kampeve Rajonale të Restaurimit të 2014-ës!

Një shënim për pjesëmarrësit e mëparshëm të KRR: nëse do të dëshirosh të provosh përsëri eksperiencën e Kampit, mund të aplikosh për të marrë pjesë si vullnetar drejtues (një aplikim i veçantë do të postohet për ty së shpejti), ose mund të jesh përsëri pjesëmarrës duke paguar shumën e plotë të pjesëmarrjes.

Lajmet e fundit