Archives

Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore – Punëtoria III

Cikli i tretë dhe i fundit i punëtorive në kuadër të projektit “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë” u zhvillua në fillim të muajit prill.

Kjo seri punëtorish u çel në datën 4 prill në Krujë,  vazhdoi në datën 5 prill në Kavajë dhe u përmbyll në Rrogozhinë më 6 prill. Tema e punëtorive kësaj radhe ishte “Organizimi i Aktiviteteve Publike me Modelet Edukative të zhvilluara”. Qëllimi ishte prezantimi i drafteve përfundimtare të modeleve edukativë  tek aktorët lokalë si dhe skicimi i një kalendari fillestar aktivitetesh që mund të zhvillohen me modelet edukative.

Në këtë raund të fundit, ishim të lumtur të shihnim pjesëmarrës të rinj dhe partnerë të vjetër, të cilët na kanë shoqëruar jo vetëm në punëtoritë e mëparshme, por edhe gjatë gjithë këtij procesi të veçantë.

Punëtoritë u drejtuan nga Arnold Kapinova, Koordinator  Projekti pranë CHwB Albania dhe ekspertja e trashëgimisë kulturore Antigoni Gjergji.

Gjatë pjesës së parë të workshopeve, ekipi i CHwB bëri një prezantim të detajuar të  modeleve edukative të Muzeut Etnografik të Krujës, Ura e Kurçajt, Muzeu Etnografik i Kavajës dhe Kalaja e Bashtovës. Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me procesin dinamik të bashkëpunimit pas çdo modeli edukativ të zhvilluar. Pjesa e parë u përmbyll nga një prezantim i shkurtër nga Gjergji, mbi aktivitetet e mundshme që mund të zhvillohen me libërthat.

Pjesa e dytë e punëtorive u fokusua në një sesion pune në grup, gjatë të cilit pjesmarrësit shkëmbyen dhe propozuan ide mbi aktivitete të mundshme që mund të zhvillohen me modelet edukative në vende të ndryshme: muze, site të trashëgimisë, hapësira publike, shkolla. Në fund, pjesëmarrësit u inkurajuan të hartojnë një kalendar aktivitetesh me modelet e reja edukative që mund të zbatohen në secilin nga qytetet e tyre përkatëse.

Në punëtorinë në Krujë, duke pasur parasysh një traditë dhe përvojë tashmë të konsoliduar në fushën e trashëgimisë kulturore, pati ide shumë të vlefshme. Në Kavajë, punëtoria u karakterizua nga entuziazmi i të rinjve të Klubit të Trashëgimisë. Në Rrogozhinë, nuk mungoi mikpritja dhe dëshira e madhe për të punuar me modelet edukative.

Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve tanë të rinj dhe të vjetër për kontributin e tyre në këtë cikël punëtorish. Presim të shihemi të gjithë gjatë eventeve të lançimit të libërthave në Krujë, Kavajë dhe Rrogozhinë për katër modelet edukative të krijuara.

Projekti “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore” është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit EU4Culture të zbatuar nga UNOPS dhe në koordinim me Ministrinë e Kulturës.

Njoftim për Tender “Realizimi në shtyp i katër libërthave edukativë”

Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) fton kompanitë me përvojë për të paraqitur propozimet për “Realizimin në shtyp të katër libërthave edukativë”,  prokurim me numër reference 03-2023.

 Në kuadër të projektit “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë” CHwB Albania kërkon të realizojë në shtyp 4 libërtha me karakter edukativ mbi Muzeun Etnografik të Kavajës, Muzeun Etnografik të Krujës, Urën e Kurçajt (Krujë), Kalanë e Bashtovës. Ky është një nga projektet fitues nga thirrja e granteve “Recraft the Past, Build up the Future” të EU4Culture, një program i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara UNOPS, me mbështetjen e Ministrisë e Kulturës që synon rijetësimin e siteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Përshkrimi i detajuar i shërbimeve dhe i kushteve jepet në dokumentacionin e tenderit, si më poshtë vijon:

  1. Termat e Referencës
  2. Aneks 1 – Forma Ligjore
  3. Aneks 2 – Oferta Financiare

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 14 Prill ora  12.00.

Kontakt:

E-mail: gro.b1686370363whc@t1686370363nemer1686370363ucorp1686370363

Njoftim për Tender“Përmirësimi i sistemit të monitorimit të gjëndjes së pasurive kulturore për prioritizimin efikas të ndërhyrjeve si dhe vlerësimin potencial të riskut në objektet e trashëgimisë kulturore”, në vijim referuar si “Aplikacioni”

Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) fton kompanitë me përvojë për të paraqitur propozimet për hartimin e një aplikacioni WEB “Përmirësimi i sistemit të monitorimit të gjëndjes së pasurive kulturore për prioritizimin efikas të ndërhyrjeve si dhe vlerësimin potencial të riskut në objektet e trashëgimisë kulturore”, në vijim referuar si “Aplikacioni”., Prokurim nga CHwB Albania i Shërbimeve të Konsulencës me numër reference 02-2023

Projekti zbatohet nga CHwB Albania me mbështetjen e Suedisë, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në kuadër të ““Heritage for People Phase II” – me Nr. ID e Kontributit: 14205 dhe Prince Claus Fund në kuadër të “Regional Hub for First Aid to Culture – B+CARE” me Nr. ID e Kontributit:  2020.14425.

Përshkrimi i detajuar i shërbimeve dhe i kushteve jepet në dokumentacionin e tenderit, si më poshtë vijon:

Termat e References Kartela CHwB

Kartela_KKTKM

1. Buxheti

2. Formati per projekte te ngjashme

3. Organizimi dhe Metodologjia

4. Ekipi

5. Forma ligjore e kompanise

Data e mbylljes së aplikimeve: 30.03.2023

Kontakt:

E-mail: gro.b1686370363whc@t1686370363nemer1686370363ucorp1686370363

Njoftim Tenderi: Sherbime Konsulence per hartimin e “Planit të Menaxhimit të ish-burgut te Spaçit, Shqiperi”

Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) fton kompanitë me përvojë, organizatat ose konsorciumet e ekspertëve ndërkombëtare për të paraqitur propozimet për hartimin e “Planit të Menaxhimit për ish-burgun e Spaçit, Shqipëri”, Prokurim nga CHwB Albania i Shërbimeve të Konsulencës me numër reference 01-2023- SIDA.

Projekti zbatohet nga CHwB Albania me mbështetjen e Suedisë, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në kuadër të ““Heritage for People Phase II” – me Nr. ID e Kontributit: 14205.

Përshkrimi i detajuar i shërbimeve dhe i kushteve jepet në dokumentacionin e tenderit, si më poshtë vijon:

  1. Njoftim tenderi
  2. Udhëzime për tenderuesit
  3. Termat e Referencës
  4. Kontrata e shërbimit
  5. Shtojcat
  6. Anekset (formularët e plotësueshëm):
    1. Aneksi 1_Letër shoqëruese
    2. Aneksi 2_Formulari i identifikimit
    3. Aneksi 2A_Formulari i Identifikimit të Bankës
    4. Aneksi 3_Deklarata e Tenderuesit
    5. Aneksi 4_Marrëveshja e Konsorciumit
    6. Aneksi 5_Organizimi dhe Metodologjia
    7. Aneksi 6_Tabela përmbledhëse e formimit të ekipit
    8. Aneksi 7_Formati CV
    9. Aneksi 8_Përshkrimi i projekteve të ngjashme
    10. Aneksi 9_Formulari i propozimit financiar

 

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është: 15.03.2023, ora 17:00. 

Kontakt:

E-mail: gro.b1686370363whc@t1686370363nemer1686370363ucorp1686370363

Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore – Punëtoria II

Stefanaq Sotja during the workshop in KavajaNë kuadër të projektit “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore” u zhvillua cikli i dytë i punëtorive në secilën nga bashkitë e Kavajës, Krujës dhe Rrogozhinës.

Punëtoria e Krujës u zhvillua në 6 dhjetor 2022.

Punëtoria e Rrogozhinës u zhvillua në 7 dhjetor 2022.

Punëtoria e Kavajës u zhvillua në 14 dhjetor 2022.

Tematika e kësaj serie punëtorish ishte “Edukimi mbi dhe përmes Trashëgimisë Kulturore”. Qëllimi ishte trajnimi aktorëve lokalë mbi edukimin përmes trashëgimisë kulturore, shkëmbimi i njohurive dhe përvojave si dhe nxitja për më shumë bashkëpunim mes tyre.

Pjesmarrësit ishin të fushave të ndryshme dhe përfaqësonin institucione të ndryshme si Bashkitë, shkollat, Qendrat Kombëtare të Fëmijëve etj. Duke marrë parasysh tematikën e punëtorisë, jemi të lumtur që na u bashkuan përfaqësues nga institucionet arsimore; shkollat (në Kavajë dhe në Krujë) dhe Zyra Vendore Arsimore (në Rrogozhinë).

Në këtë seri punëtorish, ekipi i CHwB Albania ftoi Antigoni Gjergjin, eksperte e edukimit përmes trashëgimisë. Ekspertiza e saj mbi këtë fushë të rëndësishme, si dhe përvojat që ajo bashkëndau gjatë trajnimit , nxitën kureshtjen e pjesmarrësve dhe prodhuan një atmosferë të këndshme e frymëzuese gjatë punëtorive.

Përgjatë sesioneve trajnuese u prekën disa aspekte teorike: u trajtua koncepti i trashëgimisë dhe historiku i tij, kuptimi bashkëkohor i trashëgimisë dhe lidhja e trashëgimisë me edukimin. Vëmendje e veçantë iu kushtua konceptit të trashëgimisë si një nga shtyllat e zhvillimit të qendrueshëm. Gjithashtu, Gjergji ndau përvojat e saj në organizimin e eventeve publike në qytetin e Durrësit, çka ngjalli interes te pjesëmarrësit, të cilët, në sesionin vijues të punës në grup,  hodhën ide për zhvillimin e aktiviteteve të ngjashme pranë aseteve kulturore lokale. Punëtoritë u përmbyllën me një sesion pune në grup, gjatë të cilit aktorët lokalë të pranishëm dhanë rekomandime dhe ide që do të përfshihen në strukturën ekzistuese për krijimin e 4 modeleve edukative të siteve të Muzeut Etnografik të Kavajës, Muzeut Etnografik të Krujës, Urës së Kurçajt (Krujë) dhe kalasë së Bashtovës.

Falenderojmë pjesmarrësit për kontributin e tyre në të tria punëtoritë; përkushtimi dhe angazhimi i tyre ka qenë mjaft me vlerë. Po aq të rëdësishme kanë qenë sensi i bashkëpunimit në Kavajë, cilësisa e diskutimeve në Krujë dhe entuziazmi e mikpritja në Rrogozhinë.
Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me palët lokale të interesit në ciklin e tretë të punëtorive dhe  përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Projekti “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore” është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit EU4Culture të zbatuar nga UNOPS dhe në koordinim me Ministrinë e Kulturës.

 

Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore – Punëtoria I

Mirian Bllaci nga CHwB Albania gjatë hapjes së projektit në Kavajë.

Projekti “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë Kulturore” zhvilloi ciklin e parë të punëtorive me temë “Vlerat dhe interpretimi i trashëgimisë” përgjatë datave 2-4 Nëntor respektivisht në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë.

Projekti mbështetet nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UNOPS në koordinim me Ministrinë e Kulturës.

Në datë 2 nëntor në Kavajë u çel cikli i tre punëtorive, aktivitete këto që bëjnë bashkë teknikat e ndryshme të bashkëkrijimit dhe të trajnimit të aktorëve lokalë të fushave dhe institucioneve të ndryshme mbi vlerat dhe interpretimin e trashëgimisë. Duke ulur në tryeza të përbashkëta dhe duke trajtuar tema të rëndësishme për përdorimin e trashëgimisë kulturore si një motorr zhvillimi lokal, këto punëtori janë edhe një mënyrë për të rritur bashkëpunimin në nivel insititucional dhe personal.

Për të trajtuar më gjerë temën e vlerave dhe interpretimit të trashëgimisë punëtoritë u drejtuan nga Mirian Bllaci, Zv-drejtor i CHwB Albania dhe e ekspertja e interpretimit, znj. Dorina Xheraj Subashi.

Përgjatë pjesës së parë të këtyre punëtorive fokusi u vendos mbi temën kyçe të vlerave në kontekstin e trashëgimisë kulturore, duke u ndalur gjithashtu edhe në aspekte konkrete të siteve objekt të projektit në secilin qytet, siç janë Muzeu Etnografik i Kavajës, Muzeu Etnografik i Krujës, Ura e Kurcajve dhe Kalaja e Bashtovës.

Në pjesën e dytë punëtoritë kishin një trajtë më praktike, me disa seksione pune në grup, shembuj dhe trende të interpretimit në kontekstin e trashëgimisë, diskutime dhe prezantime mbi aplikimin në mjediset rrethuese.

Cikli i rradhës e punëtorive do të ndalet në një tjetër temë thelbësore, siç është ajo e “Edukimit mbi dhe përmes trashëgimisë” me një tjetër eksperte të fushës.

Thirrje Për Ilustrues/e Grafike

CHwB Albania po kërkon profesionistë të fushës së ilustrimit grafik për të bashkë-krijuar 4 modele të reja edukative të frymëzuar nga site të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

CHwB Albania po zbaton aktualisht “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Financimi është dhënë në kuadër të projektit EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS dhe në koordinim me Ministrinë e Kulturës. Qëllimi i projektit është konceptimi dhe realizimi i 4 modeleve të reja edukative për sitet dhe monumentet në vijim, aktualisht pjesë e programit EU4Culture, Muzeu Etnografik i Kavajës, Muzeu Etnografik i Krujës, Ura e Kurçajt (Krujë), Kalaja e Bashtovës.

Krijimi i këtyre modeleve do të përfshijë palët e interesit në secilin qytet dhe duke gërshetuar sesione konsultative dhe trajnuese për pjesëmarrësit në disa prej fushave të ndërlidhura me projektin. Modelet synojnë të forcojnë njohuritë e fëmijëve të moshave 6-11 vjeç si dhe të shërbejnë si suport për aktivitete praktike me trashëgiminë kulturore në fokus.

Për tu njohur me projektin, procesin e punës dhe kushtet e aplikimit, shfletoni dokumentin e plote te thirrjes: Thirrje Për Ilustrues Grafike

Apliko TANI në Kampin e 50-të Rajonal të Restaurimit në Greqi dhe Shqipëri!

Tema e kampit: Konservimi dhe interpretimi i ndërtesave

Të gjithë e keni pritur, ja ku është!

Kampi i 50-të Rajonal i Restaurimit (RRC) do të zhvillohet në Vitsa të Zagorit në Greqi si dhe në Gjirokastër të Shqipërisë, si zona ndërkufitare të këtyre dy vendeve fqinje, për një eksperiencë dyfish më të pasur dhe plotësuese!

Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, konservatorëve të pregatitur nga Shqipëria, Greqia, Suedia, SHBA, Britania e Madhe etj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.

Qëllimi i thjeshtë i këtyre aktiviteteve është të ndikojë dhe të ndihmojë banorët, organizatat dhe institucionet vendase, duke punuar për të ruajtur asetet, mjashtëritë dhe teknikat e tyre historike dhe duke u dhënë atyre mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar dhe rigjallëruar ato.

Vështrime teorike dhe praktike të kombinuara, së bashku me shumë aspekte të tjera emocionuese dhe përmbushëse presin të ndahen me ju, prandaj nxitoni!

 Ky kamp organizohet me financim nga Suedia dhe në partneritet me organizatën Greke The Land Beyond me qendër në Vitsa.

Çfarë të veçante kanë Vitsa (Greqi) dhe Gjirokastra (Shqipëri)?

Pjesëmarrja në RRC 50 do të thotë gjithashtu të zhytesh në atmosferat e dy peizazheve unike natyrore dhe kulturore me një trashëgimi të pasur dhe të veçantë, si dhe njohje me banorët dhe kulturën vendase!

Vitsa ndodhet në qendrën e Zagorit, Greqi. Arkitektura karakteristike e zonës dhe mjeshtria e artizanëve të shekullit të 18-të dhe 19-të ruhet qartë në lagjet e Vicës (Mesohori, Ano dhe Kato Vitsa), me shtëpi të thjeshta të ndërtuara kryesisht me gur si material bazë, por me mjeshtëri duke përdorur llaç mepërbërje baltë dhe kashtë, elementë druri dhe çati të mbuluara me rrasa guri. E njëjta gjë vlen edhe për kishat e që janë ndërtuar ose rinovuar në shekullin e 16-të dhe të 17-të në të gjithë rajonin e Zagorit. Nën pushtimin osman, Zagori ishte autonom dhe i vetëqeverisur, duke u bërë një zone shumë e pasur për shkak të veprimtarisë së gjerë tregtare.

Gjirokastra është një nga qytetet më të dashura në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Gjirokastra, në luginën e lumit Drinos në Shqipërinë jugore, përmban një sërë shtëpi kulla të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan në shekullin e 17-të. Qyteti ruan gjithashtu një pazar, një xhami të shekullit të 17-të, dy kisha dhe një teqe bektashiane të së njëjtës periudhë. Qyteti arriti kulmin e tij në fillim të shkullity të 19-të, kur shtëpitë monumentale morrën formën që shohim sot. Qyteti me vlera të jashtëzakonshme historike, me tradita dhe peizazhe unike, është përfshirë me të drejtë në listën e UNESCO-s. Gjirokastra ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë ndër vendbanimet kryesore që shërbejnë si referencë për zhvillimin e Shqipërisë së Jugut, dhe të zonës ndërkufitare me Greqinë.

1

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë, në të dyja vendndodhjet, të shijojnë peizazhin e mrekullueshëm dhe të qetë malor, të pasur me burime natyrore dhe ajër të pastër dhe çfarë është më e rëndësishmja, peizazhin unik të arkitekturës që nuk do e hasni askund tjetër.

Prandaj, RUANI datat!

Kampi do të organizohet në dy pjesë:

  1. Pjesa teorike do të zhvillohet online nga data 29 Gusht deri më 5 Shtator
  2. Pjesa e dytë do të mbahet në të dy vendndodhjet nga data 8 deri në 18 shtator si më poshtë:

VENDNDODHJA                                           DATA

On line                                                              29 Gusht – 5 Shtator*

Vitsa, Greqi                                                      8-10 Shtator *

Gjirokastra, Shqipë                                        10-18 Shtator *

* Organizatorët rezervojnë të drejtën të ndryshojnë ditët, orën dhe vendndodhjen(et) e Kampit për shkak të nevojave teknike ose organizative duke njoftuar paraprakisht këto ndryshime.

Tarifat & BursatTarifa për pjesëmarrje në Kampe është 900 euro. Kjo vlerë do të mbulojë tarifën, akomodimin në vend me mëngjes, materialet dhe mjetet e kampit, sigurimin shëndetësor emergjent dhe ekskursionet e planifikuara.

Për të gjithë aplikantët e pranuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, do të ketë një bursë për të mbuluar shpenzimet e Kampit. Bursa do të mbulojë tarifën e plotë prej 900 Euro.

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për udhëtimin drejt dhe nga vendodhjet e kampit, si dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin e vendeve përkatëse për situatën me Covid-19. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes. ***

Aplikimi dhe afatet

Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni mundësinë tuaj për të pasur këtë përvojë unike, duke aplikuar

  1. Si pjesëmarrës duke aplikuar këtu.
  2. Si vullnetar duke aplikuar këtu.

Afati i fundit për aplikim është data 17 Korrik 2022.

Thirrje për vullnetar gjatë Kampit të Restaurimit

Kampit të 49 -të Restaurues Rajonal i nevojitet  vullnetar .

A jeni ish pjesëmarrës Kampi Restaurimi?

A jeni entuziastë me idenë për t’u përfshirë plotësisht në implementimim e një kampi?

Me kënaqësi ju informojmë se po kërkojmë vullnetarë për Kampin e 49-të Rajonal të Restaurimit!

Këtë vit, Kampi Rajonal i Restaurimit do të fokusohet në dokumentimin, restaurimin dhe interpretimin arkitektonik, në dy fshatra malorë ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Qëllimi thelbësor i këtyre aktiviteteve është të ndikojë dhe të ndihmojë banorët, organizatat dhe institucionet vendase –për të ruajtur asetet, zanatet dhe teknikat e tyre historike dhe për t`u dhënë atyre mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar dhe rigjallëruar ato, prandaj na ndihmoni të forcojmë këtë lidhje të komunitetit me trashëgiminë e tyre lokale.

Përfshirja juaj si vullnetar në mbarëvajten e kampit është shumë e vlefshme: ju jeni  ura lidhëse mes konservuesve, ekspertëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Ju e bëni përvojën e këtij kampi më të çmuar, duke ndarë mësimet  dhe përvojat tuaja të mëparshme.

Pse të jeni vullnetar për Kampin Rajonal të Restaurimit?

Përveç zhvillimit të njohurive teorike dhe praktike për dokumentimin, restaurimin dhe interpretimin arkitektonik, ju do të keni një rol kyç në trajtimin e aspekteve logjistike, ndërkulturore dhe sociale gjatë kampit. Kjo është një mundësi e vlefshme për të fituar aftësi të reja dhe për të ndërtuar njohuri dhe përvojë në fushën e trashëgimisë kulturore, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me konservues, pedagogë dhe pjesëmarrës të kampit.

Cilat do të jenë detyrat tuaja?

Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre gjatë Kampit. Atyre mund t’u kërkohet të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

Detyrat organizative (përgjegjësia mbi regjistrimin, logjistikën)

Përgjegjësia për vendet e punës (ndihmoni  konservuesit, dokumentimi, zbatimi i masave të sigurisë, duke u siguruar që të gjithë po punojnë për rezultatet përfundimtare)

Komunikimi/Komuniteti (duke qenë ura lidhëse midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve, do t’iu duhet të përktheni, të ndihmoni në lehtësimin e komunikimit me komunitetin lokal dhe mediat)

 Kriteret për tu përzgjedhur

Jeni një ish pjesëmarrës i një Kampi Rajonal të Restaurimit të CHwB Shqipëri

Flisni rrjedhshëm anglisht. Të flasësh shqip është një vlerë e shtuar

Jeni person i ndershëm, pozitiv dhe efikas

 Shpenzimet

CHwB Albania do të mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, dietat, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot e lidhura me detyrat vullnetare.

Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin në vendin ku ndodhet kampi.

Aplikimi dhe Afati

Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni shansin tuaj për të marrë pjesë në këtë përvojë unike duke aplikuar këtu:

(Afati i fundit për aplikimet: 6 Qershor)

*E rëndësishme! Informacione të lidhura me Covid -19 – mbani shënim, pastaj merrni pjesë:

Kampi Rajonal i Restaurimit do të organizohet në përputhje me masat shëndetësore kombëtare të Covid-19.

Në rast shpërthimi të një epidemie dhe në varësi të masave shëndetësore kombëtare të Covid-19, organizatorët rezervojnë të drejtën të shtyjnë aktivitetin ose ta transformojnë atë në një platformë tërësisht dixhitale.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur ndërkombëtarë duhet të organizojnë me kujdes udhëtimin për hyrjen dhe qëndrimin në Shqipëri dhe Mal të Zi duke kontrolluar vazhdimisht kufizimet kombëtare të udhëtimit.

Ceremonia e inaugurimit – Kalaja e Prezës

Një ceremoni inaugurimi u organizua më 15 maj 2022, për të celebruar finalizimin e një pune mjaft sfiduese dhe të rëndësishme, restaurimin dhe përforcimin strukturor të dy kullave dhe murit fortifikues ndërmjet tyre, në Kalanë e Prezës.

Në ceremoni morën pjesë komuniteti vendas i Prezës, ekipi i CHwB Albania dhe bashkëpunëtorët e tyre në projekt, kompania LEON konstruksion, që realizoi punimet së bashku me të gjithë punëtorët dhe mjeshtrat pjesë e këtij projekti, Ministrja e Kulturës, Ambasadorja Amerikane, Konsullja Suedeze dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në nëntor 2019, tërmeti dëmtoi rëndë fortifikimin e Prezës, duke shkaktuar shembjen e pjesës së sipërme të kullës së sahatit duke përfshirë çatinë, katër kollonat dhe një pjesë të muraturës së sipërme të saj. Dëmtime të rënda pësuan edhe një pjesë e madhe e muraturës prej guri të kullës së rrumbullakët dhe murit fortifikues që lidh dy kullat.

Prandaj, me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për Ruajtjen e Kulturës (AFCP) dhe Suedisë, dhe mbështetjen shkencore të Fondit Botëror të Monumenteve, Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) projektoi ndërhyrjet dhe koordinoi procesin e restaurimit dhe përforcimit për këtë sit të dëmtuar.

Disa nga ndërhyrjet kryesore përfshinë riparimin dhe përforcimin e themeleve të kullës së rrumbullakët, rindërtimin e muraturës së shembur në të dy kullat dhe përforcimin strukturor për të përmirësuar kapacitetin sizmik të strukturave. Ky projekt u zbatua në periudhën prill 2021 – prill 2022.

Prandaj 15 maji përbën një moment shumë të rëndësishëm shpërblimi për gjithë punën, angazhimin dhe përpjekjet që shkuan për procesin e rikuperimit të plotë të këtij monumenti, por në të njëjtën kohë përfaqëson një moment gëzimi, për shkak të përmbushjes së një zotimi të marrë me komunitetin e Prezës, për t’u kthyer atyre një simbol të rëndësishëm të qytetit.