Së shpejti, trajnimi për konservimin e tekstileve në Gjirokastër

IMG_3137web_new

Trashëgimia pa Kufij (HWB), në bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore pa Kufij (CHwB) do të ofrojnë një kurs trajnimi për konservimin e tekstileve në Gjirokastër, Shqipëri, nga 7-16 Prill 2014, financuar nga Clothworkers Foundation.

HWB do të bëjë një kurs 10 ditor mbi konservimin e tekstileve për profesionistë të muzeve të rajonit, në Gjirokastër, Shqipëri. Kursi do të ndihmojë profesionistët lokalë të trashëgimisë të ruajnë dhe interpretojnë koleksionet e muzeve me tekstile unike që ndodhen në Muzeun Etnografik në qytetin historik të Gjirokastrës. Aplikimet për vendet e limituara pranohen nga profesionistë të trashëgimisë që mund të tregojnë se si kursi mund të jetë i dobishëm për ta dhe institucionin ku punojnë.

IMG_2765web

Gjirokastra është në Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në Shqipërinë jugore; një zonë e populluar qysh në antikitet, tani një qytet me influenca otomane i ndërtuar përreth një kështjelle të shekullit të 13. 43,000 banorët e saj përfshijnë Shqiptarë, Grekë, Vlleh dhe Romë. Zona ka një histori të pasur të tekstileve, me një prodhim të madh të kostumeve dhe tekstileve tradicionalisht të punuara nga gratë. Gjithsesi, në dekadat e fundit shumë nga këto zanate kanë humbur.

HWB do të mbulojë të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes (materiale dhe ekskursione për shkollën e konservimit, fjetje, një vakt ditor) përveç udhëtimit drejt/nga Gjirokastra, Shqipëri.

Për kë është ky kurs?

Ky kurs është për profesionistë të muzeve në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi që përkujdesen për koleksionet e tekstileve historike. Edhe ata/ato me profil kuratori apo konservuesi mmund të aplikojnë.

Rezultatet mësimore kyçe

  • Ndërgjegjësimi për  konservimin preventive dhe rregullues në respekt të konservimin të tekstilit në muzeumet moderne
  • Aftësia për të vlerësuar në mënyrë të sigurtë, nevojat e tekstilit dhe për të përpiluar një raport të gjendjes
  • Aftësitë për të mbajtur, paketuar dhe transportuar në mënyrë të sigurtë objektet
  • Aftësitë për të planifikuar ruajtjen e objeteve
  • Aftësimi për kushtet mjedisore të tekstileve dhe aftësimi për të menduar në mënyrë kritike metodat e kontrollit mjedisor.
  • Aftësimi për të menduar në mënyrë kritike përfshirjen  e publikut dhe interpretimin e koleksioneve të tekstilit

Formati i kursit

Kursi do të zhvillohet nëpërmjet ligjeratave, trajnimit praktik me koleksionet e muzeut , vizitave dhe diskutimeve n ë grup. Pjesëmarrësit do të mësojnë se sit ë përballen me faktorët që rrezikojnë koleksionet me tekstile dhe do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvojat e tyre me grupin. Gjuha e kursit do të jetë Anglishtja.

Apliko tani! Afati I fundit është 18 Mars 2014

Për të aplikuar, ju lutem të përdorn formën e aplikimi të bashkëngjitur.  Për më shumë informacion kontaktoni, Dominica d D’Arcangelo ose  Nedi Petri:

Application Form: Textile Conservation [anglisht]

Lajmet e fundit