Plani Strategjik

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka për qëllim shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo-materiale të rrezikuar nga konfliktet, mospërfilljet apo fatkeqësitë me origjinë njerëzore dhe natyrore. Ne e konsiderojmë punën tonë si një ndihmë jetike për forcimin e demokracisë dhe përkrahjen e së drejtave të njeriut.

CHwB punon duke e konsideruar trashëgiminë një forcë aktive për ripajtim, ndërtim të paqes dhe zhvillim ekonomik dhe shoqëror.

Shumë konflikte politike kanë një dimension kulturor ose etnik, dhe përpjekjet për ripajtim duhen bërë urgjentisht për të parandaluar konflikte të mëtejshme dhe për të përgatitur kushtet që popujt dhe komunitetet të punojnë dhe të jetojnë krah për krah sërish. Ka mjaftueshëm të dhëna që tregojnë që puna me rindërtimin, konservimin dhe me zhvillimin e zonave historike mund të ndihmojë proceset e ndërtimit të paqes, forcojë vetbesimin dhe të kontribuojë për zhvillimin shoqëror- ekonomik.

Vizion ynë është që çdokush ka të drejtën të gëzojë, të ketë qasje dhe të marrë pjesë në trashëgiminë kulturore.

Misioni ynë është të promovojmë trashëgiminë kulturore si  një e drejtë në vetvete por dhe si një burim. CHwB punon me shoqërinë civile dhe institucione të të githa niveleve për të forcuar ndërtimin e paqes, zhvillimin e qëndrueshën shoqëror-ekonomik dhe demokratik dhe plotësimin e të drejtave të njeriut.

Ne duam të përmirësojmë kushtet dhe mundësitë për gëzimin e lirisë kulturore dhe larmisë kulturore, dhe ne synojmë që trashëgimia kulturore të përdoret gjithmonë e më shumë si një mjet për promovimin e të drejtave të njeriut, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit demokratik.

Për ti përmbushur këto qëllime, ne kemi 3 objektiva strategjike për periudhën 2013-2016:

  1. Gjallëria e shoqërisë civile dhe llogaridhënia e institucioneve në sektorin e trashëgimisë kulturore është forcuar.
  2. Trashëgimia kulturore është vlerësuar dhe përdoret si një pasuri shoqërore, ekonomike, kulturore dhe mjedisore për shoqërinë civile dhe institucionet qeverisëse në nivelin lokal.
  3. Një korpus i zgjeruar profesionistash të trashëgimisë është përgatitur për tu përballur me përgjegjësi me sfidat e ruajtjes   në Ballkanin Perëndimor.

Ju mundeni ta shkarkoni këtu versionin e plotë të Planit Strategjik të CHwB-së për periudhën 2013-2016 (anglisht), si dhe skemat strategjike për Shqipërinë dhe rajonin:

Plani Strategjik i Trashëgimisë Kulturore pa Kufij 2013-2016

CHwB Albania Results-Based Management (RBM) Scheme

CHwB Regional Training Cooperation Results-Based Management (RBM) Scheme