Ky do të jetë vit i katërt që Kampi Rajonal i Restaurimit i fokusuar në konservimin e objekteve muzeale do të mbahet në Kosovë, por këtë vit me një ndryshim të vogël, kampi do mbahet në qytetin e Gjakovës, i cili njihet si qyteti i kulturës dhe edukimit.
Konservues të talentuar nga Suedia dhe Ballkani do t’ia kushtojnë kohën kalimit të dijeve të tyre për konservimin te pjesëmarrësit e Kampeve.
GJAKOVA
Çfarë do të ndodhë gjatë Kampit?
Pjesëmarrësit e kampit në Gjakovë do të fokusohen në konservimin e artefakteve dhe interpretimin e tyre në Muzeun Etnografik të Gjakovës. Ligjëratat dhe ushtrimet që do të mbahen përgjatë kampit do të mbulojnë tema si konservimi i objekteve muzeale, principet dhe metodat e dokumentimit, rijetëzimi i objekteve muzeale përmes interpretimit, e të tjera.
Çfarë e bën Gjakovën të veçantë?
Qyteti i Gjakovës është një qytet i pasur me monumente dhe trashëgimi kulturore. Edhe në ditët tona, një vizitor mund të dalë nga një kafene moderne dhe të kalojë rrugën për të hyrë në një xhami të epokës osmane apo në Pazarin më të vjetër në gjithë Kosovën. Pjesëmarrësit e kampit i pret një ushqim fantastik dhe machiato-ja më e mirë në botë.
Datat dhe vendndodhjet e Kampeve me temë konservimin e objekteve muzeale në 2019-ën
VENDNDODHJA | DATAT | AFATI I APLIKIMIT |
Gjakova, Kosovo | 8-19 qershor | 15 Prill |
Ky është Kampi që bën për ju? Klikoni këtu për të aplikuar ose për t’u informuar me tematikat e tjera të ofruara nga CHwB Shqipëri në 2019-ën.