Konservimi i monumenteve është tematika më e hershme e Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB-së, çka dhe përbën boshtin e tyre që prej vitit 2007. Sidoqoftë, përmbajtja ka ndryshuar me kohën. Ligjëratat dhe ushtrimet praktike janë përshtatur dhe perfeksionuar sipas vendeve ku Kampet janë zgjeruar vit pas viti. Këtë vit Kampet me tematikë konservimin e monumenteve do të mbahen në dy qytete të Gjirokastër, Shqipëri dhe Rogljevo, Serbi.
Ligjëratat në secilin nga këto Kampe do të kenë përmbajtje të përafërt dhe do të përfshijnë tema si materialet dhe metodat e konservimit, dokumentimi, analiza e vlerave dhe interpretimi i trashëgimisë kulturore. Sidoqoftë, pjesa praktike do të ndryshojë në secilin kamp dhe atmosfera e ofruar nga secili qytet është unike.
GJIROKASTRA
Ky vit do të shënojë herën e njëzetë që do të mblidhemi në Gjirokastër. Që prej vitit 2007, qindra studentë dhe profesionistë të rinj e kanë ndërthurur zhvillimin e tyre profesional dhe njerëzor me “Qytetin e Gurtë”, përmes Kampit Rajonal të Restaurimit. Ata kanë dhënë një kontribut shumë të madh në ruajtjen e këtij Siti të Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.
Në kampin e Gjirokastrës, pjesëmarrësit do të kryejnë riparime në banesat monumentale, të cilat kanë shumë për të na mësuar dhe histori mbresëlënëse për të treguar nga familjet e rëndësishme dhe personalitetet që kanë jetuar në to. Gjatë 2 javëve pjesëmarrësit do të punojnë me teknikat tradicionale të drurit, gurit dhe suvasë, nën mbikqyrjen e mjeshtrave. Ata gjithashtu do të jenë pjesë e leksioneve, ushtrimeve dhe diskutimeve rreth sfidave të kësaj trashëgimie unike.
ROGLJEVO
Këtë vit KRR rikthehen në Rogljevo, një fshat në Serbinë lindore, pranë qytetit të Negotinit. Sipas popullsisë vendase fshati ka patur rreth 300 qilarë vere, një pjesë e madhe e të cilëve janë shkatëruar tashmë. Aktualisht fshati numëron 122 qilarë, 40 prej të cilëve janë në funksion, ndërkohë që 8 përdoren si taverna apo hapësira ekspozimi.
Puna praktike në Roglejvo do të perfshijë një sërë ndërhyrjesh restauruese në trashëgiminë e ndërtuar të qilareve të Rogljevos, pjesë e Siteve të Trashëgimisë Botërore UNESCO në Tentativë. Pjesëmarrësit do të ndahen në grupe pune, përqëndruar në punën me dru, gur e suva.
Pjesëmarresit do të akomodohen në një banesë historike, në qendër të fshatit, duke ia rritur veçantinë këtij kampi.
Bëhuni gati të punoni fort, të ndani pasionin tuaj për ndërtesat tradicionale dhe të takoni miq të rinj nga e gjithë bota!
Datat dhe vendndodhjet e Kampeve me temë konservimin e monumenteve në 2019-ën
VENDNDODHJA | DATAT | AFATET E APLIKIMIT |
Rogljevo, Serbi | 15 – 27 shtator | 8 korrik |
Gjirokastër, Shqipëri | 15 – 27 shtator | 8 korrik |
*Afati i ri i aplikimit i vlefshem VETEM per aplikantet nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania e Serbia.
Ky është Kampi që bën për ju? Klikoni këtu për të aplikuar ose për t’u informuar me tematikat e tjera të ofruara nga CHwB Shqipëri në 2019-ën.