Tematika e Kampit: Interpretimi dinamik i trashëgimisë

Interpretimi i trashëgimisë kulturore ka qënë një temë e rëndësishme e programit të të gjithë Kampeve të viteve të fundit – duke u zhvilluar me anë të ligjëratave e ushtrimeve praktike nëpërmjet punëtorive njëditore. Duke parë mundësinë e profesionistëve të trashëgimisë për t’u thelluar më tej në këtë fushë dhe dëshirën e tyre për ta bërë këtë, CHwB organizon një kamp në vit i cili i kushtohet krejtësisht interpretimit të trashëgimisë kuluturore. Kampi i  Shkodrës do të ketë këtë temë, duke kombinuar  ligjërata dhe punëtori mbi interpretimin e duke mundësuar dhe ushtrimin e interpretimit në muze, site e objekte të ndryshme të qytetit.

Visiting Historical Museum of Shkodra with Fatmir Juka

Përse të përdorim interpretimin?

Stakeholder brunch_meeting Zenel DranguInterpretimi është një specializim që po njeh një rritje të shpejtë në fushën muzeale dhe të trashëgimisë duke ndihmuar kuratorët dhe menaxherët të komunikojnë më mirë vlerat e trashëgimisë për vizitorët e tyre. Interpretimi është lidhja e njerëzve me vendin, duke e sjellë të shkuarën në të tashmen, krijuar përvoja mësimi ndëraktive dhe nxitur të menduarit kritik. Interpretimi përdor teknika të tilla si rrëfimi, guidat, panelet, instalacionet dhe median elektronike për të ndihmuar audiencat për të zbuluar vlerat e trashëgimisë.

SHKODRA

Çfarë do të ndodhë gjatë Kampit?

Gjatë Kampit  pjesëmarrësit do të përshkojnë të gjitha etapat e një projekti interpetimi. Ligjëratat dhe aktivitetet praktike do të ofrojnë njohuri mbi parimet e teorisë së interpetimit, dizajnit universal dhe etikës, identifikimin e audiencave të synuara, kuptimi dhe puna me zëra të ndryshëm dhe histori të vështira, angazhimi me komunintetit, interpretimi digjital, dinamikat e punes në grup, e më gjërë.

Duke qënë se interpretimi është një përafrim ndaj trashëgimisë qe ka si nxitës dhe fokus njerëzit, e pamë si të domosdoshme përfshirjen e zhvillimit personal e profesional në kornizën e trajnimit mbi interpretimin. Aftësimi në interpretim dhe zhvillim profesional do të bashkohen në punën në grup, në të cilën pjesëmarresit do të angazhohen përgjatë kampit – duke zhvilluar ide praktike për interpretimin e siteve e muzeve të Shkodrës, ide që do t’i mbeten këtyre të fundit.

Çfarë e bën Shkodrën të veçantë?
IMG_2127

I shtrirë në veri të Shqipërisë, mes maleve, detit dhe liqenit më të madh të rajonit, qyteti i vjetër i Shkodrës ka përjetuar shumë ndikime kulturore që e kanë bërë atë ndër shekuj një qendër të rëndësishme të tregtisë dhe zejeve. Kalaja e Rozafës, e cila e sheh qytetin nga lartësia e kodrës pranë tij, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit vendas. Shkodra është gjithashtu një nga qendrat më të rëndësishme evropiane përsa i përket zanafillave të fotografisë  arkivës që mund të vizitohet falë “Muzeut Kombetar të Fotografisë Marubi” që ndodhet në zemrën e këtij qyteti të këndshëm.

Datat dhe vendndodhja e Kampit me temë interpretimin dinamik të trashëgimisë në 2018-ën

VENDI DATAT AFATI I APLIKIMIT
Shkodër, Shqipëri 2 – 14 qershor 15 prill

Ky është Kampi që bën për ju? Klikoni këtu për të aplikuar ose për t’u informuar me tematikat e tjera të ofruara nga CHwB Shqipëri.

34.July 16_Dynamic tools workshop on Panels_Helena Vičič

“Nëpërmjet interpretimit, kuptim; nëpërmjet kuptimit, vlerësim; nëpërmjet vlerësimit, mbrojtje.”
Freeman Tilden, 1977, duke cituar Manualin Administrativ të Shërbimit Parqeve Kombëtare të Shteteve të Bashkuara