Ekipi Ynë

Lejla Hadžić

Drejtore Ekzekutive
gro.b1601430478whc@c1601430478izdah1601430478.alje1601430478l1601430478
Lejla është arkitekte e specializuar në konservim arkitektonik dhe menaxhim të trashëgimisë ndërtimore.
Të merrem me çështjet e ndërlikuara të trashëgimisë kulturore është një zgjedhje jete. Nevoja për përkujdesje, ndershmëria dhe pasioni për trashëgiminë tonë është për mua burim i përditshëm frymëzimi. Besoj që njerëzit dhe monumentet kurrë nuk duhet të vihen në shënjestër.

Elena Mamani

Zëvendës Drejtore | Menaxhere programesh
gro.b1601430478whc@i1601430478namam1601430478.anel1601430478e1601430478
Elena është arkitekte që përballet me çështjet e trashëgimisë kulturore që prej 2009. Ka qenë shumë e përfshirë në aktivitete të ndryshme që CHwB ka ndërmarrë në Shqipëri, duke punuar me konservimin dhe me trajnimet rajonale.
Besoj që i ndryshoj gjërat për mirë, duke u frymëzuar nga trashëgimia jonë. Nuk ka gjëra të pamundura – të përpiqesh, të përpiqesh dhe vetëm të përpiqesh është rruga e vetme.

Mirian Bllaci

Menaxher Programesh
gro.b1601430478whc@i1601430478callb1601430478.nair1601430478im1601430478
Miriani është planifikues urban dhe menaxher. Përvojat në rajon dhe më gjerë kanë bërë që ai  t’i përkushtohet konceptimit dhe vënies në jetë të aktiviteteve që synojnë të afrojnë njerëzit me trashëgiminë.

Anisa Lloja

Staf Programesh
gro.b1601430478whc@a1601430478joll.1601430478asina1601430478
Anisa ka përfunduar studimet për arkitekturë, duke ndjekur një pasion që i ka lindur që në fëmijëri.  Pjesëmarrja në Kampet Rajonale të Restaurimit të CHWB-së e bëri të kujtonte atë që e nisi këtë pasion e që atëherë nuk është ndarë nga trashëgimia kultuore. Ajo është veçanërisht e interesuar në ripërdorimin e objekteve historike dhe në zhvillimin e vazhdueshëm që kjo fushë pëson.

Nedi Petri

Staf Programesh
moc.l1601430478iamg@1601430478irtep1601430478iden1601430478
Nedi është arkitekt që punon në fushën e trashëgimisë kulturore. Kryesisht është i përfshirë në restaurimin/konservimin arkitektonik dhe përfshirjen e komunitetit.
Unë mendoj që i kam të gjitha arsyet të besoj që ne mund të mësojmë kaq shumë nga e kaluara për  të ndërtuar një të ardhme më të mirë…sikur të kemi pak durim…dhe të përpiqemi të dëgjojmë vërtet, sikur për një moment, atë cfarë “të tjerët” (nga e shkuara ose e tashmja) kanë për të thënë…

Anisa Mano

Staf Programesh
gro.b1601430478whc@o1601430478nam.a1601430478sina1601430478
Anisa ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe është duke marrë diplomen Master në Zhvillim Social Urban.
Unë besoj se si çdo problem që ka një zgjidhje edhe Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore e ka një të tillë. E rëndësishme është të bësh zgjedhjen e drejtë dhe më të mirë  dhe nuk ka rrugë më të mirë nëse kjo zgjidhje vjen nga bashkërendimi i ideve dhe punës në komunitet.

Enkeleda Roze

Administrim
gro.b1601430478whc@e1601430478zor.a1601430478delek1601430478ne1601430478
Enkeleda ka kryer studimet për letërsi dhe 10 vitet e fundit ka punuar në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkitektura e Gjirokastrës dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit përbëjnë pikat më me interes në punën e saj.
Mendoj se nuk duhet harruar bukuria e vlerave që kemi trashëguar nga e kaluara, por duhet mbrojtur në mënyrë që t’ia kalojmë brezave të ardhshëm.

Ana Pekmezi

Koordinatore
Ana është një arkitekte e re, profesion që e ëndërronte që në fëmijëri. Që përpara diplomimit, interesi i saj kryesor është trashëgimia kulturore dhe kujtesa kolektive.
Kurioziteti dhe dëshira e përhershme për të mësuar, e kanë nxitur të eksperimentojë edhe me dizenjimin grafik dhe fotografinë.

Hajredin (Dini) Baushi

Përgjegjës për logjistikën

Dini është shofer profesionist, i liçensuar që në vitin 1981, dhe mbulon të gjitha kategoritë e mjeteve përveç motorçikletave. Ai është shoferi më i aftë dhe ka një sens të lartë humori. I qetë dhe i respektueshëm, ai është oazi ynë i paqes gjatë kthimit nga udhëtimet ose mbikqyrja e monumenteve. Nuk ka rrugë që Dini s’do të bënte për trashëgiminë kulturore.

 

Melinda Maliqati

Përgjegjëse për Administrimin dhe Financë                                 

gro.b1601430478whc@i1601430478taqil1601430478am.ad1601430478nilem1601430478

Melinda përfundoi studimet për administrim biznesi dhe që nga ajo kohë ajo ka punuar  kryesisht me OJQ aktive në fushat e të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik dhe    kulturës. Unë mendoj se trashëgimia kulturore reflekton vlera, besime dhe aspirata, duke përcaktuar kështu identitetin kombëtar të një populli. Shtë e rëndësishme të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore, sepse ajo ruan integritetin tonë si popull.