Partneritet me komunitetin, trashëgimi e teknologji e re për nje të ardhme më të mirë
Ky projekt bashkoi disa partnerë e grupe interesi për të krijuar një vizion të përbashkët për trashëgiminë në Stolac, Bosnje Hercegovinë, një qytet historik i shkatërruar në shkallë të madhe gjatë luftës së viteve ’90. Së bashku, partneret e projektit zhvilluan një model dixhital inovativ në formën e një aplikacioni.
Modeli u krijua nëpërmjet aktiviteteve edukative të organizuara gjatë projektit dhe për t’i shërbyer rehabilitimit të imazhit të qytetit historik të Stolacit. Nëpërmjet nismave të projektit synohej të rriteshin kapacitetet profesionale në konservim e restaurim e të krijohej një nocion për mirkuptimin kulturor. Grupe të ndryshme janë përfshirë në pozicionimin në hartë, fotografimin e vizitimin e disa pikave të ngjashme të trashëgimisë kulturore në Stolac, duke u nxitur për ta përdorur trashëgiminë kulturore si një burim të mundshëm për zhvillimin socio-ekonomik. Nëpërmjet punëtorive edukuese, fillimisht Kampet Rajonale të Restaurimit, është krijuar një rrjet I profesionisteve të rinj nga e gjithë Bosnje Hercegovina dhe rajoni. Projekti vuri nëkontakt operatorë turistik e aktorë lokal të zonës dhe nxitibrezat e rinj për t’u kthyer në promotorë e mbrojtës të trashëgimisë kulturore.