Adresimi i Përbashkët i Sfidave të Trashegimise në Ballkan
Trashëgimia Kulturore pa Kufij ka qënë nismëtare dhe më tej mbështetese e krijimit të një platforme rajonale për organizatat jo-qeveritare (OJQ) të cilat punojnë me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore ne rajonin e Europes Juglindore (EJL-SEE). Fillimisht dymbëdhjetë OJQ partnere nga rajoni (duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë) shprehën gatishmërinë e tyre për t’u takuar e për të shkëmbyer këndvështrime e përvoja me koleget e tyre.
Sot rrjeti numëron 24 OJQ nga rajoni (duke përfshire Rumaninë dhe Kroacinë). Rrjeti “SEE Heritage Network” bashkon të gjithë ata që jane të gatshëm të japin ndihmesën e tyre për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimise së rajonit të Europes Jug-Lindore, si pjesë e trashegimisë së përbashket europiane dhe botërore.
Vizioni i rrjetit:
Europa Juglindore, një rajon ku njerëzit bashkëpunojnë, kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin në bazë të ndryshimeve të tyre kulturore, duke besuar se diversiteti kulturor, etnik e fetar është një burim i vlefshëm.