Rrjeti i Muzeve të Ballkanit: Një Platformë Rajonale për Mësim dhe Zhvillim

Konferencija0842-MediumMe të zgjuar, më të fortë, më të mirë, së bashku

Rrjeti i muzeve u krijua në Prill 2006 nga drejtuesit dhe punonjësit e 11 muzeve të rajonit tëBallkanit, nën lehtësimin e CHwB-së. Ky projekt bazohet në forcimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve midis muzeve të Ballkanit Perëndimor. Ai synon që të rrisë mirkuptimin kulturor, të zhvillojë kompetencat e stafit, lehtësojë shkëmbimin e ideve dhe ekspozitave dhe t’i kthejë muzetë me ftuese për publikun. Disa punëtori e seminare, duke përfshirë 3 konferenca të mëdha rajonale me emrin „Tako, Shiko, Bëj“, janë organizuar për një shumëllojshmëri të madhe temash, si menaxhimi i muzeve, planifikimi strategjik, ekspozitat, komunikimi, konservimi dhe edukimi. Një grup projektesh të mëdha rreth qasjes së personave me aftësi të veçanta mundësoi ka çuar në përmirësimin e kushteve të qasjes në muzeume.

Njëkohësisht, është përcaktuar se është i nevojshëm një rrjet i posatshëm për femrat në pozicione drejtuese të muzeve, për të adresuar nevojat e veçanta të këtij grupi. Për këtë arsye, programi WILD – Women’s International Leadership Development, Zhvillimi I Lidershipit Ndërkombëtar I Grave, nisi në 2012 dhe që atëherë punëtori te zhvillimit profesional për femra nga 6 shtete të Ballkanit organizohen disa herë gjatë vitit. Duke ndjekur suksesin e ekspozitës së organizuar njëkohësisht me titullin „1+1: Life& Love“, BMN ka ngritur një platformë të gjerë për bashkëpunim e shkëmbim, të hapur ndaj të gjithë muzeve të Ballkanit Perëndimor. Rrjeti është i hapur për të gjithë muzetë nga i gjithë rajoni e numëron mbi 30 institucione anëtare.