Vendosja e Standardeve te Reja me Tekstile Tradiconale
Ky ishte i pari projekt që synonte rijetëzimin e përpunimit të leshit në Shqipëri. Leshi ka qënë një ndër produket jo-ushqimore më të rëndësishëm të Shqipërisë për qindra vite, por përpunimi dhe përdorimi i tij si material pothuajse u shua me rënien e regjimit komunist dhe me migrimin drejt qendrave urbane. Në ditët e sotme pjesa më e madhe e leshit hidhet, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël ruhet në shtëpi për përdorim.
Gjatë implementimit të projektit 250kg lesh u ble nga barinjtë e komunave të Lunxhërisë e Antigonesë. Më shumë se 20 banorë e artizanë u përfshinë në grumbullimin, pastrimin, krehjen, tjerrjen e leshit dhe lyerjen e tij me ngjyryes natyrorë të marrë nga bimet e mbledhura në kodrat përreth. Ky material shërbeu si lëndë e parë për artizanet gjatë kurseve trajnuese dhe prodhimit të produketve te ëndura, apo prej shajaku.
Artizanët e Gjirokastrës u trajnuan në teknikat e përpunimit të shajakut, të cilat i aplikuan më pas për prodhimin e elementëve të vegjel. Artizanët e Antigonesë u trajnuan në teknika të ndryshme endjeje për prodhimin e tekstileve dhe qilimave. Trajnimet ishin mjaft intensive, duke përfshirë shumë praktikë e eksperimentim me materialin e leshtë, ngjyrat e volumet.
Si rezultat u prodhuan rreth 200 produkte, të etiketuar nën emrin Woolline – Linja e Leshtë. Produktet mund të shihen dhe porositen nga klientet, per t’u punuar sipas porosisë, në adresën www.woolline.com. Produktet e projektit, falë cilësisë dhe veçantisë së tyre, caktuan një standart të ri në industrinë artizanale në Shqipëri.