Ndihma e Parë për Kulturën në Ballkan (B+CARE)

2.06 - Simulation day in Kosovo

Ndihma e Parë për Kulturën në Ballkan (B+CARE) është rezultat i partneritetit mes Trashëgimisë Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB) dhe Qendrës për Zhvillim Urban – Beograd (UDC). B+CARE është një projekt rajonal që synon:

  1. Të kuptojë rreziqet që i kanosen trashëgimisë në Ballkan dhe formulojë strategji për t’i adresuar këto rreziqe
  2. Të koordinojë me dhe ndërmjet institucioneve kombëtare të emergjencave dhe institucioneve kulturore strategjitë efektive për ndihmën e parë ndaj emergjencave kulturore.
  3. Të trajnojë dhe shpërndajë një rrjet vullnetarësh që mund të japin ndihmën e parë për trashëgiminë kulturore nëpër Ballkan.

Katalizatori për vënien në jetë të këtij projekti u bënë kurset frymezuese të ICCROM-it. Anëtarë të stafit të CHwB Albania morën pjesë në kursin e ICCROM-it mbi “Menaxhimin e risqeve të trashëgimisë” në Ritsumeikan University, Japoni më shtator të 2014. Po ashtu, të dy stafet, ai i CHwB Albania dhe UDC-së ndoqën kursin e ICCROM-it, “Ndihma e Parë për Trashëgiminë Kulturore në Kohë Krizash”, më prill të 2015 në Amsterdam. Këto përvoja dhe mbështetja e Prince Claus Fund mundësoi CHwB Albania-n dhe UDC Beograd të nisin në ortakëri projektin B+CARE.

B+CARE ekziston tani si një platformë rajonale për trajnim, ndërgjegjësim dhe përgjigje për trashëgiminë kulturore të rrezikuar nga fatkeqësitë. Me trajnimin e parë të vullnetarëve të kompletuar në Mars 2016, një programi më i gjerë i B+CARE është në hapat e tij të parë. Që tani, ekziston një skuadër plot dedikim e CHwB Albania dhe UDC Beograd, së bashku me grupin e parë të vullnetarëve të B+CARE, që po e shtyjnë projektin përpara.

1.12 - Simulation day in the National Museum of BiH

Trajnim 3 javor mbi Menaxhimin e risqeve të trashëgimisë

Në periudhën 7-27 nëntor 2016 tre organizatat Trashëgimia Kulturore pa Kufij në Ballkan (CHwB Shqipëri, CHwB Bosnje Hercegovinë dhe CHwB Kosovë) organizuan një kurs 3 javor mbi Menaxhimin e risqeve të trashëgimisë. Ky ishte trajnimi i dytë i mbajtur në kuadër të B+CARE e u organizua në tre qytete historike të rajonit: Sarajevë, Bosnje Hercegovinë (java 1), Prishtinë, Kosovë (java 2) dhe Gjirokastër, Shqipëri (java 3).

Ky rajnim ishte menduar i tillë që t’i paraqiste pjesëmarrësve ciklin e menaxhimit të risqeve të trashëgimisë: nga vlerësimi i riskut, te parandalimi dhe shmangia, te përgatitja ndaj situatave të emergjencës dhe te vlerësimi i dëmeve pas situatës dhe ndihmën e shpejtë kulturore. Në secilën prej vendndodhjeve, pjesëmarresit aplikuan këto parime dhe qasje ndaj tipeve të ndryshme të trashëgimisë: koleksionet e muzeve në Sarajevë; peizazhi historik urban në Prishtinë; dhe trashëgimia jomateriale në Gjirokastër.

IMG_5287Collections salvage exercise with AbdelHamid Salah Sayed (EHRF) lowNë total, 26 pjesëmarrës nga 11 shtete të Ballkanit, Europës Lindore e Afrikës Veriore u trajnuan nga ky program. Atyre iu bashkuan 6 vullnetarë nga rrjeti B+CARE (kontrolloni vegëzën më poshtë) dhe 28 trajnues e lektorë nga 9 shtete të ndryshme. Financimi për këtë trajnim u mundësua nga Prince Claus Fund dhe qeveria suedeze.

 

Ulja e rrezikut: Projekti i sterave
Njëkohësisht me rrjetin e personave të përkushtuar, programi B+CARE parashikon dhe ndërhyrje në monumente për të ulur rreziqet me të cilat ato përballen. Një ndër ndërhyrjet e para parashikon uljen e rrezikut të zjarrit në qendrat historike të Gjirokastrës e Beratit, në Shqipëri.

Rrugët e ngushta e të pjerrëta e afërsia e banesave me njëra-tjetrën i bëjnë qendrat historike të Beratit e Gjirokastrës mjaft të rrezikuara ndaj zjarrit. Megjithatë, brenda mureve të tyre, këto banesa ruajnë dhe çelësin e zgjidhjes së këtij problem. Shumë prej banesave historike në të dy këto qytete kanë stera të mëdha uji në katet përdhe, të cilat grumbullojnë ujin që bie mbi çati.

Projekti pilot i CHwB Shqipëri përshtat nga një sterë në secilin qytet për të luftuar zjarrin. Për të arritur këtë, fillimisht është restauruar sistemi i ullukëve të çative të banesave, më pas sterat janë boshatisur, pastruar e izoluar, për t’u mbushur më pas e lidhur me një sistem pompimi. Sistemi ka dy pika daljeje: një që e lidh me një tubacion me grykë që mund ta drejtojë ujin drejt banesës në fjalë dhe banesave të tjera pranë saj; dhe një dalje të dytë në një tubacion që mund të shërbejë për të mbushur depozitën e makinës së zjarrfikëseve. Duke qënë se energjia elektrike duhet ndërprerë gjithmonë në raste zjarri, pompat janë të lidhura me një gjenerator të energjisë elektrike.

CHwB ka bashkëpunuar me shërbimin e zjarrëfikëseve dhe banorët e zonave përreth ndërhyrjeve për të siguruar rezultate sa më të plota të kësaj ndërhyrjeje. Kjo ndërhyrje e parë e suksesshme dëshmon se sterat e ujit mund të përdoren për të luftuar zjarrin në shumë banesa të tjera në Berat e Gjirokastër, duke arritur të mbulojnë të gjithë zonën historike.

Më shumë informacion mbi rrjetin B+CARE mund të gjendet këtu:
http://www.balkancare.net/sq/