Memorializimi i trashëgimisë së vështirë: ish burgu i Spaçit në Shqipëri

Imazhi per intro

Ish-burgu i Spaçit mund të konsiderohet si gulagu stalinist që gjendet më në perëndim në Evropë. Megjithatë, kjo pikë e jashtëzakonshme referimi për kujtesën dhe historinë në Shqipëri, aktualisht lufton për të mos u rrënuar plotësisht.

Burgu i Spaçit është një nga vendet më simbolike të persekutimit nën regjimin komunist, si dhe ndoshta vendi që është më i pranishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve. Si i tillë, vlera kryesore e Spaçit sot është të shërbyerit si një vend kujtese për krimet e regjimit komunist – një hapësirë fizike për të ‘lokalizuar’ dhe adresuar traumat e asaj të kaluare, si për ish-të burgosurit politikë që vuajtën atje, ashtu edhe për pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare.

Në vitin 2014 u zhvillua platforma ‘Dialogët për Spaçin’, e cila bashkoi palët e interesit të shumta si autoritetet lokale, institucionet kombëtare, banorët vendas, ish të burgosurit dhe organizatat jofitimprurëse. Bashkarisht palët e interesit përpiluan një plan veprimi  të detajuar  për të ardhmen e sitit duke përdorur teknikat e vizionimit dhe të dialogut. Disa nga aksionet e identifikuara dhe të përfshira në këtë plan-veprimi janë duke u zbatuar aktualisht.

Në vitin 2017, CHwB Albania, përmes mbështetjes nga Suedia, zbatoi një set ndërhyrjesh të konsolidimit emergjent në ndërtesat e mbetura në Spaç për të minimizuar në një plan afat-mesëm rrezikun e shembjes totale të ndërtesave të fundit në këtë vend. Paralelisht me këtë proces, CHwB Albania po punon për zgjidhje afatshkurtra në përgatitje të ndërhyrjeve më  afatgjata dhe të qëndrueshem, sic janë dokumentimi dhe informimi mbi elementë që nuk janë më të pranishëm në këtë sit, duke bërë hulumtime të qënësishme në terren dhe arkiva, si dhe intervista me ish të burgosur dhe stafin e burgut të Spaçit. Bazuar në këtë punë dhe në një proces novator dhe gjithëpërfshirës, me ndihmën e një paneli të larmishëm palësh interesi dhe të përdoruesve të ardhshëm të sitit (ish-të përndjekurit, banorët lokalë, mësuesit e historisë, operatorët turistikë, turistët, diplomatët, studentët e shkollës së mesme, gazetarë, studentë të historisë dhe trashëgimisë, profesionistë të muzeve, aktivistë të të drejtave të njeriut, profesionistë ndërkombëtarë të memorializimit, etj.) CHwB Albania ka zhvilluar një koncept të plotë dhe realist memoralizimi që do të drejtojë përpjekjet e ardhshme për ruajtjen e Spaçit.

Në vitin 2018, CHwB Albania dhe Ministria e Kulturës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, dhe ky partneritet i prin përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e nevojshme për vijimin e procesit të memorializimit.

Për të mësuar më shumë rreth historisë unike të Spaçit dhe për t’u njohur me historitë mbresëlënëse të njerëzve pas mureve dhe telave me gjemba, vizitoni Prototipin Digital të Rindërtimit të Spaçit të krijuar nga CHwB Albania në vitin 2020.