Koleksioni “ E Ka Kush e Ka” synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon. Trashëgimia kulturore nuk është thjesht një njohuri që duhet mësuar, por edhe një mbështetje edukative dhe argëtuese në shërbim të njohjes dhe zbulimit të së resë, të tjetrit, të shoqërisë sonë. Është një instrument që ndihmon vetë-reflektimin, aftësitë, zhdërvjellsinë, … një rrugë drejt qytetarisë dhe respektit të ndërsjelltë, ku të kuptuarit e domethënies është parësor.
Koleksioni i fëmijëve E KA KUSH E KA është krijuar me këtë perspektivë dhe po zgjerohet në vazhdimësi. E përbërë nga 20 artikuj edukativ të krijuara nga profesioniste me një frymë të përsosur bashkëpunimi, koleksioni i jep mundësi të gjithëve të zbulojnë disa aspekte të trashëgimisë kulturore, të prekshme dhe të paprekshme, përmes lojrave argëtuese të përshtatura për fëmijët. Përmes këtyre artikujve (lojëra tavoline, libërtha, lojëra formuese…), synohet që fëmijëve dhe të rinjve t’u jepen çelësat e të kuptuarit të kontekstit që i rrethon, duke përforcuar kështu zhvillimin e aftësive personale, metodologjike dhe komunikuese në mënyrë rekreative. Njëkohësisht, nxit shfaqjen dhe forcimin e një lidhjeje mes të rinjve dhe mjedisit të tyre historik dhe kulturor, duke kontribuar kështu në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Koleksioni ‘E Ka Kush E Ka’ është gjithashtu mbështetja praktike për Atelietë e Trashëgimisë, të organizuara në partneritet me institucione të ndryshme arsimore dhe kulturore në të gjithë Shqipërinë, të cilat zhvillohen si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, ku aksesi në kulturë mund të jetë i kufizuar. Që nga viti 2014 CHwB Shqipëri ka organizuar mbi 130 Atelie të Trashëgimisë, me përfshirjen në organizimin e tyre të mbi 393 profesionistëve (mësues, edukatorë, profesionistë të trashëgimisë …) dhe duke mbledhur së bashku 2803 fëmijë në 32 qytete dhe fshatra.
Koleksioni ‘E KA KUSH E KA’ është mbështetur nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në kuadër të programit kombëtar “Bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe nën-koleksionit “Mos u nxeh” është shpallur në 2018 fitues i konkursit “Historitë Evropiane të Trashëgimisë”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian.
Koleksioni sot përfshin artikuj e mëposhtëm:
Dëshironi të provoni lojën Mos u Nxeh Gjirokastra?
Fillimisht prinntoni fletët në format A4 dhe ngjitini ato; më pas gjeni një zar dhe 4 kopsa të ngjyrave të ndryshme dhe jeni gati për të filluar lojën. Pasi të keni mbaruar lojën na dërgoni përshtypjet tuaja në gro.b1685328861whc@a1685328861inabl1685328861a1685328861.
Mos u Nxeh Gjirokastra – versioni i thjeshtë online
Mund të shkarkoni gjithashtu ekstratet nga katër libërthat e koleksionit duke klikuar mbi lidhjet e mëposhtme:
hamami_6-11yo_shqip_web_sample
******************************************************************************************
Aktiviteti i ri i koleksionit “E ka kush e ka”
“RRI MË KËMBË”
Printo, Luaj, Mëso!
Për fëmijë 6 – 11 vjeç
Hidhini një sy dhe modelit 3D prej letre të shtëpisë së Babametove: