Koleksioni për fëmijë “E Ka Kush E Ka”

EKaKushEKa_header_shqip_800x200

 

Koleksioni “ E Ka Kush e Ka” synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon. Trashëgimia kulturore nuk është thjesht një njohuri që duhet mësuar, por edhe një mbështetje edukative dhe argëtuese në shërbim të njohjes dhe zbulimit të së resë, të tjetrit, të shoqërisë sonë. Është një instrument që ndihmon vetë-reflektimin, aftësitë, zhdërvjellsinë, … një rrugë drejt qytetarisë dhe respektit të ndërsjellë, ku kërkimi i kuptimit është parësor.

Koleksioni ndihmon dhe në zhvillimin e Atelieve të Trashëgimisë. Këto aktivitete kanë për kryefjalë fëmijët dhe kombinojnë vizita në vendet e trashëgimisë me sesione pune praktike në klasë. Që nga 2014-a, CHwB – Shqipëri ka organizuar Atelie në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për qindra fëmijë, mësues apo prindër.

Sot, koleksioni përbëhet nga numrat e mëposhtëm:

 

 

 

Dëshironi të provoni lojën Mos u Nxeh Gjirokastra?

Fillimisht prinntoni fletët në format A4 dhe ngjitini ato; më pas gjeni një zar dhe 4 kopsa të ngjyrave të ndryshme dhe jeni gati për të filluar lojën. Pasi të keni mbaruar lojën na dërgoni përshtypjet tuaja në gro.b1511548203whc@a1511548203inabl1511548203a1511548203.

Mos u Nxeh Gjirokastra – versioni i thjeshtë online

Mund të shkarkoni gjithashtu ekstratet nga katër libërthat e koleksionit duke klikuar mbi lidhjet e mëposhtme:

hamami_3yo_shqip_ web_sample

hamami_6-11yo_shqip_web_sample

xhubleta_shqip_web_sample

fustanella_shqip_web_sample

Hidhini një sy dhe modelin 3D prej letre të shtëpisë së Babametove: